Milan turpërohet në San Siro

Atalanta e ka mposhtur Milanin në “San Siro” të shtunën mbrëma, duke ia shkaktuar humbjen e dytë më radhë në Serie A dhe thelluar edhe më shumë në krizë.

Milan e priti Atalantan në shtëpi dhe u mposht lehtësisht me rezultat 0-2 në kuadër të javës së 18-të të kampionatit italian.

Atalanta ngjitet në pozitën e shtatë me 27 pikë pas kësaj fitoreje që e arriti falë golave të Cristante në minutën e 32-të dhe të Ilicicit në minutën e 71-të.

Vendasit patën vetëm katër goditje në portën e portierit të Kombetares shqiptare, Etrit Berishës, dhe 22 jashtë saj, por nuk arritën asnjëherë ta mposhtnin gardianin e Atalantas.

Kjo humbje e zbret Milanin në pozitën e 11 në renditjen tabelore të Serie A, me 24 pikë.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :