Mijëra qytetarë para kryeministrisë në protestë kundër korrupsionit Rama – Balluku, çmimeve të larta e varfërisë
Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për protestën kombëtare kundër qeverisë Rama pas aferave korruptive të Belinda Ballukut dhe mbrotjes që Rama po i bën duke penguar arrestimin e saj. Çmimet e larta të ushqimeve, naftës, aferat korruptive janë shkaqet kryesore që kanë bërë mijëra qytetarë që t’i përgjigjën përsëri thirrjes së opozitës për të protestuar.
Opozita shqiptare duket e vendosur për vijimin e protestave deri arritjen e qëllimit të saj kryesor, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershmë. Protesta pritet të nisë brenda pak minutash.




