Qëllimi i mjekësisë perëndimore dhe asaj tradicionale kineze për dhimbjet e kokës është lehtësimi i dhimbjeve. Ndërkohë që qëllimi përfundimtar është i njëjtë, mënyra e trajtimit mes dy mjekësive për trajtimin e migrenës është totalisht e ndryshme. Edhe pse nuk ka asnjë kurë për migrenën, ekzistojnë disa përbërës natyral që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe uljen e frekuencës me të cilën ajo prek. Migrena është një ndër 20 sëmundjet kronike më të përhapura në botë. Ajo karakterizohet nga dhimbja në një pjesë të kokës dhe ka tendencë të përkeqësohet me lëvizje. Zgjat nga 4-72 orë pavarësisht se simptomat variojnë nga një person tek tjetri. Më të zakonshmet janë ndjeshmëria e lartë ndaj dritës dhe zhurmave, ndjesi si shpim gjilpërash në krahë dhe këmbë, marrje mendsh dhe të përziera. Rreth 75% të rasteve janë gjenetike, por gjendja përkeqësohet si pasojë e ndryshimeve të niveleve të përbërjeve kimike të trurit. Përkeqësues së migrenës janë stresi, duhani, alkooli, zhurmat, dehidratimi etj. Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose probleme me gjumin. Avantazhi më i madh që ka akupunktura kundrejt mjekësisë perëndimore është se nuk ka efekte anësore. Konceptet thelbësore të Yin-it dhe Yang-ut si dhe energjisë jetike (Chi) janë shumë të rëndësishme, po ashtu edhe të të kuptuarit të sistemit të meridianëve. Të gjitha meridianët “Yang” të trupit takohen në kokë, duke lehtësuar qarkullimin gjakut dhe energjisë “chi” në kokë. Një mendje e kthjellët dhe kokë pa dhimbje varen shumë nga qarkullimi i mjaftueshëm i energjisë “chi” dhe gjakut, si dhe një balancë e forcave Yin dhe Yang.
Mjekët
Sipas mjekësisë kineze ka shumë arsye që shkaktojnë dhimbjet e kokës. Më të zakonshmet janë: mungesa e energjisë Chi dhe gjakut, mosqarkullimi i mirë i gjakut në kokë; bllokim i meridianëve etj. Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë organet, të ekuilibrojë energjitë Yin-Yang, si dhe të zhbllokojë meridianët e bllokuar. Nëse vuani nga migrena mund të provoni të pickoni për disa çaste lëkurën mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo mund të jetë pak e dhimbshme por me dhimbjen çlirohet endorfinë. Po ashtu endorfina çlirohet edhe duke ngrënë speca djegës, duke bërë sport, duke bërë akupunkturë, duke ngrënë çokollatë, duke qeshur sa më shumë, duke bërë banjo dielli, duke dëgjuar muzikën e preferuar, duke menduar pozitivisht, duke bërë joga etj..Efektiviteti i akupunkturës për migrenën është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet që arrin të trajtojë akupunktura. Përveç akupunkturës migrena mund të lehtësohet edhe në kushtet e shtëpisë.
Akulli
Përdorimi i akullit mund të jetë një zgjidhje e lehtë për ata që vuajnë nga dhimbja e kokës.Merrni disa kuba akulli mbështillini me një peshqir dhe vendosini në pjesën e ballit, në tëmth ose në pjesën mbrapa qafës për 10-15 minuta. Përsëriteni disa herë.
Uthulla e mollës
Redukton migrenën me anë të antioksidantëve që përmban, kontrollon sheqerin në gjak, rregullon presionin e gjakut duke reduktuar dhimbjen në kocka. Shtoni një lugë uthull molle në një gotë me ujë. Përzijeni me një lugë mjaltë.
Mente
Efektet antiinflamatore të mentës ndihmojnë në qetësimin e nervave sipas një studimi në vitin 2008 nga Gazeta Ndëkombëtare Neuroshkencore. Thjesht pini çaj menteje përzier me mjaltë. Përsëriteni nëse nevojitet Ose masazhoni pjesën tëmthore me një pikë vaji esencial menteje. Lëreni për 20-30 minuta dhe përsëriteni derisa t’ju ikë dhimbja.
Speci djegës
Lehtësisht i gjetur në kuzhinë, speci djegës është ideal për migrenën pasi stimulon qarkullimin e gjakut. Ai përmban përmban kapsaicin, një element që vepron si një vrasës natyral i dhimbjes.
Kamomil
Një antiinflamator i njohur që në kohët e lashta, kamomili ndihmon në qetësimin e migrenës, por edhe në parandalimin e saj nëse ai pihet rregullisht çdo ditë.




