Meta: Rritja e pensioneve për nënë Selvinë dhe pensionistët do të fillojnë menjëherë me votën për Nr. 1

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook, shkruan se pak ditë më parë e ka uruar Nënë Selvinë për 100-vjetorin e saj të lindjes, por mësoi me shqetësim se pensioni i saj, i mjeruar, është rritur vetëm 200 lekë në një vit.

Ai theksoi se kjo situatë e tmerrshme ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është ndryshimi që vjen me votën për Nr. 1️⃣.

Sipas tij, brenda 100 ditëve të para, pensioni i Nënë Selvisë do të rritet nga 59 euro në 200 euro dhe do të vazhdojë të rritet çdo vit me 20%.

Meta theksoi se 11 Maji është shumë afër dhe se pensionistët që mbijetojnë me pensione mizerabël nuk mund të presin vitin 2030 për të parë premtimin mashtrues të Edi Ramës për rritjen e pensioneve, ndërkohë që ata vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit dhe kushte të tjera të vështira.

Postimi i plotë:

Pak ditë më parë e urova Nënë Selvinë për 100-vjetorin e saj të lindjes.
Mësova se pensioni i saj i mjerimit, nga 5,700 lekë, një vit pas takimit tonë, është rritur vetëm 200 lekë.
Kjo situatë e tmerrshme ka vetëm një zgjidhje.
Duke votuar Nr. [1️⃣] , pensioni i Nënë Selvisë brenda 100 ditëve të para, shkon nga 59 euro në 200 euro dhe do të rritet çdo vit me 20%.
11 Maji është shumë afër.
Nënë Selvia dhe të gjithë pensionistët që mezi mbijetojnë me pensionet mizerabël, nuk kanë kohë të presin vitin 2030 për të vërtetuar premtimin mashtrues të Edi Ramës për rritjen e pensioneve 200 euro, sepse siç e dinë edhe sot pas 12 vitesh mungon uji në shtëpitë e tyre, siç mungon edhe këtu në Burgun 313.
Të shpjegojmë sa më thjesht programin tonë që është programi që jep zgjidhje të vërteta për shqiptarët dhe familjen shqiptare, angazhime që bëhen nga burra që janë provuar se dijnë të mbajnë fjalën.
[✅️] [🗳] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
[✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

more

May be an image of 2 people
May be an image of ticket stub and text that says "14.04202400:10:38AN 04.0420214 05:036 AMI INSTITUTI SIの..だ茶 마115(1:관 Fuqu1nga1 Faeu PërAtuesi SELVI SABRI MOLLA Mandat Pagese Alx-0066981491 Dat Date:04.04.2024 04. 04. 2024 Date:04 Numsi person DVCHUDUOUR Numri Dosjes: Arka: A/20(TR) (TR) A/20 1019070 Periudha: Parfiti คาฒง sipas Periudhave Familjar perharshem Pri 2024 03414922 Perfitiuerl Pension Femiiar PensionFamiiarStok Btok Kompewmi ardhur mujorepE Kampesim ishpenzimants shper zlmant กลู่ว ndryahmi cmlmlt Energ Totali: 5,770 Lek Llogaritari Rajmanda RajmondaVargjeli Vargjeli"

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :