Media rumune: Vlora Hyseni u trajnua nga “Gjenerali i Zi”, ish-këshilltari i Ramës, i akuzuar për grup kriminal
Skandali që ka përfshirë Vjosa Hysenin, ish drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), e shkarkuar nga detyra pasi i dha informacione sekrete Ergys Agasit, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave rumune.
“Realitatea” raporton se Hyseni kishte lidhje të ngushta me ish zëvendësdrejtorin e Shërbimit të Inteligjencës Rumune (SRI), Florian Coldea, në periudhën kur ai ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.
Media rumune raporton se Hyseni është trajnuar nga Coldea dhe se kanë pasur kontakte dhe udhëtime të përbashkëta jashtë Shqipërisë.
“Pasi u bë kreu i SRI-së, thonë gazetarët, Coldea u përfshi edhe në shërbimet shqiptare. Disa burime shkojnë edhe më tej dhe thonë se gruaja ishte trajnuar në mënyrë operative nga vetë Florian Coldea.
Shtypi shqiptar raportoi gjithashtu se Hyseni kishte udhëtime dhe takime jashtë Shqipërisë me Coldea-n, përfshirë edhe pasi ai mori drejtimin e Shërbimeve Shqiptare.”, thuhet në artikull.
Media përmend edhe faktin se Coldea ka probleme me drejtësinë dhe se është dërguar në gjyq për akuza që lidhen me ushtrimin e ndikimit, krijimin e një grupi të organizuar kriminal dhe pastrimin e parave.
“Ndërkohë, Florian Coldea është dërguar në gjyq për çështjen që lidhet me ushtrimin e ndikimit, krijimin e një grupi të organizuar kriminal dhe pastrimin e parave. Dan Tocaci dhe avokati Doru Trăilă janë gjithashtu të akuzuar së bashku me të. Seanca e radhës në apelin që është në pritje në Gjykatën e Lartë është planifikuar për 15 tetor 2026.”, thuhet më tej në artikull




