Meta: Rama nuk ka lënë asnjë socialist me mendim ndryshe në PS. Dirigjent i djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve nga opozita

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se dirigjent i djegies së mandateve dhe të mospjesëmarrjes në zgjedhje të opozitës ka qenë Edi Rama.

Komentet Meta i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se Rama nuk ka lënë asnjë socialist me mendim ndryshe në Grupin Parlamentar të PS-së.

Ai shtoi se këtë frymë Rama kërkon ta përcjellë edhe në institucionet e tjera të vendit, pra të eleminojë mendimin ndryshe.

 

“Deputetët e opozitës, vetëm për të drejtën e fjalës, apo për të ngritur Komision Hetimor. Ai nuk la asnjë socialist të pavarur apo me integritet në grup parlamentar. Nuk dua të përmend emra, nuk dua të bëhem pjesë e një diversioni. Nuk la asnjë njeri me integritet që të thoshte një mendim ndryshe.

 

Nuk kemi asnjë iluzion që këtë frymë ai do të përcjellë edhe në Kuvendin e Shëipërisë dhe në çdo institucion tjetër. Ka qenë ai që ka dirigjuar djegien e mandative dhe moshyrjen në zgjedhje. Premtimi i Ramës ka qenë pikërisht që ne do të shkurtojmë administrëtën e tepërt, dhe fondet e tyre do i shndërronte në investime për të rinjtë e fëmijët. Ndodhi drejt e kundërta

U shpreh se nuk do të udhëtonte kurrë me Biznes Class dhe pasi kapi gjithë pushtetet, shiko ku vajti, ka problem të pranojë Komision Hetimor, për takimin e tij me McGonigalët dhe korruptimin e tyre. I kaloi ky me trafik droge të gjitha vendet. Ky ka bërë demagogji. I futi thikë pas shpine Kosovës. Hodhi në gjyk Kryeministrin e Kosovës, kur ky ishte kryeministër i Shqipërisë. Kërkoi të negocionte për shkëmbimin e territoreve të Kosovës”, u shpreh Meta.

 

Share it :