Kreu i PL Ilir Meta foli sot nga Kukësi ku tha se ka shumë varfëri dhe papunësi.
“Për të provuar përgjegjshmërinë dhe përkujdesjen e një Qeverie ndaj qytetarëve të saj, mjafton të krahasosh situatën ekonomike, çmimet e shportës dhe të karburanteve midis dy qyteteve fqinj si Kukësi dhe Prizreni. Në Kukës ka më shumë varfëri, më shumë papunësi dhe çmime më të larta, sepse në Shqipëri qeveris një bandë, që vjedh, varfëron dhe i detyron shqiptarët të largohen. ✌️??
#NdryshimMeCdoCmim”




