Kreu i PL Ilir Meta tha se ishte i bindur qe ne zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit Rilindja nuk do mund ta fitonte Shkodrën.
“Në të gjitha drejtimet parashikoj një fitore dërrmuese në Bashkinë e Shkodrës edhe një fitore një fitore të plotë 5 me 0 në të gjitha bashkitë e qarkut të Shkodrës. Nuk është optimizëm i natyrshëm është një bindja ime e plotë. Dhe mund t’ju them edhe tjetrën që vështirë që do ta kisha firmosur dekretin për zgjedhjet e 6 marsit sepse unë e kisha justifikimin edhe për të mos e firmosur përderisa Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim qartë dhe mund të t’a lija ashtu. Në rast se do kisha edhe 1% dyshim, se Shkodra mund t’i përkiste rilindjes. Asnjë diskutim, fiton demokracia, e kam ditur që nuk fitonte Rilindja. Këtë e kam ditur sepse nuk pranoja që dhe e vetmja kështjellë e pluralizmit që kishte ngelur në Shqipëri që ishte Bashkia e Shkodrës edhe që mbeti për shkak të rrethanave që ne i dimë. Edhe ajo të shuhej. Jo, sepse Shqipëria për gati 2-3 vite përjetoi regjimin më të rëndë monist nga pikëpamja institucionale, ku ishin vetëm dy institucione të pakapura nga Rilindja, Presidenti i Republikës dhe Bashkia e Shkodrës. Edhe ajo zonja e nderuar, Voltana Ademi ishte rrethuar nga një këshill monist që vazhdon edhe sot me 50 e sa të përzgjedhur të Partisë Socialiste.”




