Meta: Elbasani do ishte shmangur nëse ndërkombëtarët do reagonin që në rastin e Kavajës

Presidenti Meta i ka bërë thirrje SPAK, nga studio e Çim Peka Live, që të mos merret me gazetarët Bushati dhe Shkullaku, por të marrë në hetim drejtorin e AKSHI-t.

Ndërkohë që Meta zbuloi edhe çfarë kishte biseduar me ambasadoren amerikane lidhur mbi ngjarjen e fundit.

‘Moszbardhja e ngjarjes se Elbasanit dhe i mbi 80 krimeve zgjedhore të denoncuar është përgjegjësi e SPAK

U kam thënë ndërkombëtarve reagoni sot, se nesër do jetë tepër vonë. Nuk kemi nevojë që të huajt të reagojnë ditën e hënë. Ambasadores amerikane i kam thënë: “Nuk duhet të kishit toleruar Edi Ramën kur prishi marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u  nënshkrua në selinë e Ambasadës Amerikane. Nëse ju, do të reagonit pas ngjarjes së Kavajës, do ishte parandaluar edhe ngjarja e ndodhur në Elbasan”.

Prokuroria e Elbasanit është në konflikt interesi sepse është pjesë e fushatës elektorale. Prokuroria e Elbasanit është shtabi kryesor dhe mbrojtëse e Partisë Socialiste.

Për çdo pikë gjaku që derdhet në Shqipëri, dhe nuk reagohet për të vënë fajtorët para drejtësisë, përgjegjës do jete Edi Rama, SPAK, Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

I bëj thirrje SPAK te mos merret më me gazetaret e nderuar Andi Bushati dhe Armand Shkullaku por me drejtorin e AKSHI-t.

Përsëris thirrjen që të arrestohen drejtuesit e AKSHI-t, sepse unë ende nuk kam një përgjigje për pyetjet që kam bërë.

Skandali i AKSH-it, po trondit gjithë botën, ne jemi një vend i NATO-s. Nuk mund të vidhen të dhënat e qytetareve dhe të mos ketë një reagim dhe një përgjigje se çfarë ka ndodhur.

Cenohet siguria kombëtare me daljen e këtyre të dhënave, SPAK të reagoj menjëherë.

Është përgjegjësi e organeve të drejtësisë, nëse nuk zbardhen krimet zgjedhore si dosja e Dibrës dhe e Shijakut. Ëngjëll Agaçi dhe gjithë të tjetër e aferës së inceneratorëve sot, duhet të ishin në burg dhe nuk po reagohet.’

Share it :