Meta akuzon: Përmbytjet e Shkodrës disa herë brenda pak muajsh vijnë si shkak i qeverisjes së korruptuar deri në palcë

Kreu i Partise se Lirise Ilir Meta ka reaguar per situaten pe perseritur te permbytjeve ne Shkoder, ku ka theksuar se ajo ka ardhur se KESH dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet.
“Përmbytjet e Shkodrës, një dramë që përsëritet disa herë brenda pak muajsh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.
Gjendja e renduar në Shkodër ku mbi 1400 ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri.
KESH dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet.
Kuota maksimale për këtë periudhë lejonte përpunimin e të gjitha prurjeve pa shkarkime.
KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 Janar dhe kështu do të evitoheshin përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.
Fondet e dhëna nga Qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk përballojnë situatën.
Problematika me të cilën po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shumë e lartë e ujit të shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve.
Çdo ditë me “Rilindjen” në pushtet është përmbytje për qytetarët në çdo drejtim!
Ndaj zgjidhja e vetme është:
Share it :