Merret vendimi, David Luiz dhe Arsenal “divorcohen” në fund të sezonit

David Luiz nuk do të jetë më pjesë e Arsenal, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është bërë të ditur nga trajneri i londinezëve, Mikel Arteta. Tekniku spanjoll thotë se pas disa bisedimesh mes palëve, është marrë ky vendim.

“Ne kemi biseduar disa herë dhe e morëm këtë vendim. Vitin e kaluar David e rinovoi kontratën në një moment shumë të vështirë të shkaktuar nga Koronavirusi.
Ramë dakord të vazhdonim edhe një sezon. Tani, pas disa bisedash, kemi vendosur që është koha të themi lamtumirë”, tha Arteta.

Kujtojmë se mbrojtësi qendror, i cili më parë ka luajtur edhe për Chelsea-n dhe Paris Saint Germain dhe Benfican.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :