Merr titull në Itali, Nard Ndoka nga “filozof” në “Akademik Nderi”

Nard Ndoka .akademiKreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka marrë titullin “Akademik Efektiv Nderi” nga Akademika Inernacionale Konstandiniane e Shkencave Mjekësore, Juridike dhe Sociale të Italisë. I njohur si një deputet i mbushur me batuta, ku madje në rrjetet sociale është pagëzuar si “filozof”, Ndoka e ka marrë titullin me argumentin e mbrojtjes së vlerave kristiane.

“Një delegacion i Akademisë Internacionale Konstadiniane te Shkencave Mjekësore, Juridike dhe Sociale të Italisë (Accademia Internazionale Costantiniana delle Scienze Medice Giuridiche e Sociali), i kryesuar nga rektori Paulo Goliani dhe sekretari i Përgjithshëm Daniele Mariuto, i ka dorëzuar në Selinë e PDK, kryetarit të Partisë Demokristiane Nard Ndoka dëshminë me përcaktimin: Akademik Efektiv Nderi.

Rektori i Akademisë Konstadiniane Paulo Goliani, pasi falënderoi z. Ndoka për kontributin e tij për prezantimin dhe mbrojtjen e vlerave kristiane dhe europiane në Shqipëri dhe për zbatimin e projektit politik qartës europian, projekt që ka ndërtuar europën moderne, theksoi se Akademia që mban emrin e perandorit të Romës me prejardhje ilire Konstandini i Madh, e ka për nder që prej sot ka në radhët e saj zotin Ndoka si Akademik Nderi”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokristiane.

Share it :