Një zgjidhje e qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës, sipas Kancelares gjermane Angela Merkel, është përfshirja e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Mediat serbe kanë raportuar se kancelaria Merkel gjatë vizitës në Beograd, do ta kërkojë pikërisht këtë gjë nga qeveritarët serbë, konkretisht që ata të mos e pengojnë përfshirjen e Kosovës në Organizatën e Kombëve të Bashkuara (OKB).
Një kërkesë tjetër e kancelares sipas medieve serbe pritet të jetë ulja e ndikimit politik të Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë .




