Mëllaga, dhurata e natyrës shqiptare

Stina e pranverës zgjon dëshirën për ushqimet e shëndetshme dhe të gjelbra. Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale, kjo traditë ka zanafillën prej qindra vitesh. Banorët e këtyre zonave kanë zbuluar me kohë çdo gjë të ushqyeshme që ofron natyra bujare e Shqipërisë. Një nga këto produkte të mrekullueshme që ofron natyra është padyshim mëllaga që rritet në çdo cep të Shqipërisë. Na duhet të pranojmë që mëllaga nuk është mjaftueshëm e vlerësuar në vendin tonë. Ajo është pjesë e familjes botanike malvaceae që përfshin edhe bamjen dhe trëndafilin e egër. Të gjitha këto produkte kanë të njëjtat vlera, duke i dhënë organizmit përfitime të mrekullueshme. Në vendet perëndimore, mëllaga ka marrë famë falë vlerave medicinale, dhe jo aq për përdorimet në kuzhinë. E vërteta është që mëllaga është një kurë fantastike për çrregullimet në sistemet respiratore dhe tretëse duke frenuar çdo lloj bllokimi të mundshëm. Njerëzit që vuajnë nga azma dhe bronkiti mund të përfitojnë nga mëllaga, e cila ka një efekt pastrues për mushkëritë dhe fytin. Të njëjtën funksion mëllaga luan edhe për zorrët duke shërbyer edhe si laksativ. Mëllaga është shumë e mirë për të pastruar trupin brenda dhe jashtë. Në përdorimet e saj në lëkurë, mëllaga e bën atë të butë si mëndafshi dhe shuan irritimet. Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër por kohët e fundit ka filluar të kultivohet. Shtrihet nga zona bregdetare deri në ato të mesme malore. Njihen si varietete Mëllaga e bardhë, mëllaga e pyjeve, mëllaga e zakonshme dhe mëllaga e zezë. Lulëzimi fillon gjatë gjithë stinës së verës e deri në fillim të vjeshtës. Mëllaga nuk ka kërkesa të veçanta ndaj mund ta mbillni edhe në vazo dhe periudha e rekomanduar e mbjelljes është muaji shkurt. Në vendin tonë, froni i mëllagës qëndron në kuzhinë. Shpesh trajtohet si spinaqi dhe shpesh vlerësohet si më e mirë se ai. Gjethet e mëllagës mund të hahen të gjalla. Vetë mëllaga shijon më shumë kur gatuhet. Ndonëse ka një farë rezistence ndaj ujit, e mira është që ta zjeni me pak ujë dhe t’i jepni kohën që i nevojitet për të ccliruar aromën e saj karakteristike. Gjethet e vogla mund t’i kavërdisni me pak qepë, ose mund t’i shtoni në omletë. Gjethet e mëdha ofrojnë shumë përfitime kur gatuhen ngadalë. Gjethet e mëdha të mëllagës mund t’i mbushni, duke krijuar një vakt të shijshëm. Por gatimi i tyre do të sprovonte durimin tuaj. Për mbushjen e këtyre gjetheve mund të përdorni të njëjtën taktikë si në rastin e japrakëve apo dollmave, pra mish dhe oriz por sfida e vërtetë qëndron tek gjethet. Mbështjellja e tyre përreth mishit dhe orizit kërkon shumë kujdes. Gratë, sidomos ato në zonat rurale janë shumë të zonja në gjetjen e bimëve dhe barishteve të egra që i bëjnë mirë shëndetit. Ato janë bekuar me zgjuarsinë e duhur për të mbledhur prodhimet e mrekullueshme të natyrës që në lashtësi. Mëllaga është shumë e njohur, pra jo e vështirë për t’u identifikuar. Barishtet dhe bimët si ajo mund t’i gjeni kudo dhe nuk ka asnjë justifikim nëse ju nuk keni arritur të shijoni prodhimet e egra të natyrës. Mëllaga në të vërtetë është e mrekullueshme. Nëse e konsumoni të gjallë, të gatuar, të thatë apo të shtrydhur, organizmi juaj do të përthithë vlerat më të mëdha shëndetësore. Mëllaga është e vetmja bimë mjekësore që nuk jep asnjë efekt anësor, pavarësisht sasisë së përdorur. Shumë të mira janë gjethëzat e mëllagës, të ziera me fasule e lakër të zezë. Çaji i gjetheve të mëllagës është një pastrues i fortë. Përgatitet duke zjerë për njëzet minuta, në një litër ujë tri lugë mëllage të thërrmuara. Këshillohet një filxhan tre herë në ditë, i ëmbëlsuar me mjaltë. Receta e javës.  Mëllaga kërkon më shumë kohë për tu gatuar se barishtet dhe bimët e tjera. Kërcenjtë e saj nuk mund t’i gatuani ndaj përqendrohuni vetëm tek gjethet. Zgjidhni një qepë mesatare dhe prijeni në copëza të vogla. Kavërdiseni në vaj ulliri ekstra të virgjër. Shtoni fara të shtypura koriandër. Pasi të jenë shkrirë së bashku, shtoni dy ose tre thelbinj hudhër të grira hollë. Shtoni gjethet e mëllagës, 3-4 lugë bulgur, 4-5 domatë të thara të grira hollë. Përzjejeni mirë masën dhe shtoni ujë deri sa të mbulohen gjethet. Shtoni gjysëm luge kripë dhe mbulojeni tenxheren me kapak. Lëreni masën të zjehet deri sa lëngu të jetë shterur krejtësisht. Domatet e thara përbëjnë një kontrast me shijen e mullagës ndërkohë që bulguri sjell ekuilibrin e duhur në shije. Ju bëftë mirë!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…