Mehmeti: Të gjitha projektet e Rilindjes në arsim kanë dështuar me sukses

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishtekëtë mëngjes eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti. Ai ka komentuar rezultatin e testit PISA dhe situatën në përgjithësi të arsimit në vend.

Ndriçim Mehmeti: Të gjithë projektet e këtyre kanë dështuar me sukses. D.m.th dështimi i këtyre ka qenë spektakolar.

Në fakt, shkollat tona me shumë i ngjajnë një strehe, një strehe ku ti e çon fëmijën, por nuk di se për çfarë e çon dhe çfarë do të sjellë në shtëpi. Në kuptimin e dijeve dhe cili është ndryshimi që ai do të pësojë.

Dhe në fakt shqetësimi më i madh i prindërve është se si do të kompensojë mungesat e mëdha që ka shkolla. Duke filluar që nga kurset, kurse shumë të thjeshta që shkolla mund t’i bënte, piktura për shembull, gjuhët e huaja, aftësitë kompjuterike. Këto i ofron shkolla. Sepse nëse do të bëjë një kurs të gjuhës kineze, një kurs të një sporti që nuk gjendet, është tjetër gjë.

Por ne kemi situate të tilla që janë qesharake. Më kujtohet njëherë kur isha mësues, sollën për të diskutuar një plan. Po e sjell si shembull se sa qesharake jemi ndonjëherë kur hartojmë plane dhe e dini ju që brenda kishte sportin e notit. Kishte notin në program dhe e dini se kur e kishte përcaktuar kohën ministria ne 2003… në dhjetor – janar. Se ku do të bëhëj noti, unë nuk e di. A thua se ne ishim suedezë dhe kishte çdo shkollë nga një pishinë të ngrohtë.

Kështu është edhe situata tani.

Dhe u kujtohet rezultati i PISA-s, i një diskutimi tim që unë e kam thënë që PISA ka disa gjera të tjera që janë akoma më dramatike. Ju mbahet mend që drejtuesit e shkollës thonin që 50 për qind e prindërve vijnë e interesohen për fëmijët. Çka do të thotë se ka humbur plotësisht besimi në institucionin arsimor. Dhe ditën që ne humbasim besimin në institucionin arsimor, ne kemi humbur besimin në gjithçka.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :