Media italiane: Në Shqipëri protesta çdo muaj kundër qeverisë Rama, kërkohen zgjedhje të parakohshme
Protesta e opozitës në Tiranë ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, ku raportimet theksojnë zemërimin e qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisjes dhe akuzave të rënda për korrupsion si dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe media italiane kanë raportuar tensionet e forta dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjithashtu dhe kërkesën e protestuesve për të larguar qeverinë Rama që do I hapte rrugën krijimit të një qeverie të përkohshme që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Të premten, policia shqiptare përdori top uji për të shpërndarë protestuesit që kishin marrë pjesë në protestën e shtatë të opozitës, e cila kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Qeveria e tij ndodhet në qendër të polemikave për akuzat e korrupsionit që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Protestat, të cilat tashmë po zhvillohen çdo muaj, kanë kërkuar në Tiranë krijimin e një qeverie të përkohshme që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme” shkruan Il Sole 24. Këtu video
Edhe Tgcom i bëri jehonë protestës.
Edhe media të tjera ndërkombëtare si ABC, WION, TRT World dhe të tjera kanë vënë në fokus akuzat e opozitës, ndërhyrjen e policisë dhe tensionet politike në vend.




