Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

 

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt
Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente me dëme të tjera mendohet se ndodhin çdo ditë.
Sigurimi i detyrueshëm, i njohur si TPL, mbulon vetëm dëmet e shkaktuara te palët e tjera.
Po dëmet në makinën tuaj, në rastet kur jeni shkaktar i aksidentit, kush i paguan?
Ato riparohen vetëm me shpenzime vetjake sepse siguracioni TPL nuk i mbulon.
Këto shpenzime, për shkak të rritjes së çmimeve, janë shpesh të kripura dhe destabilizojnë financat e kujtdo.
A ka një zgjidhje? Për të mbuluar këtë kosto të riparimit të mjetit tuaj, dhe jo vetëm këtë, SIGAL ofron sigurimin KASKO.
KASKO është sigurim vullnetar, i cili mbulon vetë mjetin nga rreziqet e përcaktuara në kontratë dhe të zgjedhura nga klienti.
Në SIGAL, KASKO nis nga modeli më i thjeshtë ose mbulimet bazë, që përfshijnë:
  • · dëme aksidentale në rrugë,
  • · thyerje xhamash,
  • · dëme në parkim nga mjete të tjera,
  • · shërbimin AUTOSOS,
  • · mbulimin e të gjitha rreziqeve të mësiperme edhe jashtë Shqipërisë
SIGAL ofron edhe mbulime të tjera shtesë, sipas nevojave dhe kërkesës së klientit. Një tjetër lloj mbulimi është dhe opsioni FULL KASKO.
Në këtë opsion përveç mbulimeve bazë të radhitura më sipër, përfshihen edhe këto mbulime shtesë:
  • · zjarri, rrufeja, shpërthimi,
  • · katastrofat natyrore,
  • · vjedhja totale e mjetit,
  • · dëmtimet nga akte keqdashëse,
  • · sistemi i monitorimit me GPS.

2 / 2
Çmimi i kontratës së sigurimit KASKO në SIGAL llogaritet sipas kërkesës së klientit dhe në SIGAL mund të përllogaritet online, shpejt dhe lehtë, duke nisur nga vetëm 160 euro në vit.
Adresa ku mund ta kryeni këtë përllogaritje është kjo:
https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/kalkulatori-kasko/
Siguracioni KASKO, mjafton që dëmi të jetë i mbuluar në kontratë, të raportohet në kohë dhe të dorëzohet i plotë dokumentacioni i duhur, pa ndërmjetës dhe në kohë rekord në zyrat më të afërta të SIGAL ose online, kompania do të dëmshpërblejë konform ligjit dhe me korrektësi.
SIGAL INSURANCE GROUP besnikërinë dhe korrektesën ndaj klientit i çmon mbi gjithçka:
Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, sipar raportit zyrtar të AMF, SIGAL theu TAVANIN e rekordeve në historinë e tregut të sigurimeve në vend, ku pagoi mbi 11.2 milionë euro dëme të rreth 12 mijë përfituesve.
Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.