Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, e nisi javën me një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës. “Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë,” shprehet kandidati opozitar. “Çdo ditë me qytetarët Do të vendosim një rekord takimesh. Thjeshtësia e bisedave, shakatë, janë pjesa më e bukur e ditës.Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua.
Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë.
Një përjetim i jashtëzakonshëm çdo ditë.
Faleminderit të gjithëve,” shkruan Këlliçi.



