Një turist çek është mbytur në ujërat e lumit Kir. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku varka me të cilët një çift bashkëshortësh turistë nga Çekia po lundronin në lumin Kir, në Shkodër, është përmbysur.
Nga informacionet e fundit mësohet se dy turistët ishin duke bërë rafting në lum, kur papritur kanë humbur kontrollin e mjetit lundrues.
Fatmirësisht, gruaja ka mundur të dalë e gjallë nga ujarët, por nuk ka pasur të njëjtin fat bashkëshorti i saj, që është rrëmbyer nga ujërat e lumit. Polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të tij.




