Mashtroi qindra qytetarë në Tiranë /Agjenci të rreme migrimi, maqedonasi përfitoi 300 mijë euro

migration kanada Një agjenci private që merrej me emigrim në Kanada, Australi dhe Zelandë të Re dyshohet se nga shkurti deri në qershor të ketë mashtruar të paktën 500 persona në Tiranë. Burime të policisë së kryeqyteti bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi Vasko Pop Ganov, me origjinë nga Maqedonia. Rreth 60 persona kane kallëzuar se janë mashtruar me një shumë prej 600 euro secili nga agjencia e punësimit me emrin “Help Emigration”, me përfaqësues ligjor shtetasin Vasko Pop Ganov, 47 vjeç lindur dhe banues në Maqedoni, për arsye se do t’i nxirrte vizë rezidente për në shtetin Kanadez, Australi dhe Zelande e Re. Dëmi i përafërt i shkaktuar është rreth 300 mijë euro. Zyra ndodhet përballë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aktualisht rezulton se 47-vjeçari maqedonas kishte në përdorim dy pasaporta dhe prej 10 ditësh është larguar nga Shqipëria duke marrë dhe paratë me vete. Policia pas marrjes se kallëzimeve ka nisur hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Tiranës. Ky shtetas përdorte tek aplikantët emrin e rremë Michael V. Popgonoff.

 

 Korrupsion/ Kërkonte ryshfet, pranga inspektorit rrugor të Fierit

 Shërbimi Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Fierit ka ndaluar një efektiv policie, i akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, është ndaluar inspektori i krimeve Antonio Nazëraj, ndërsa ndalimi i tij erdhi pas urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier ndaj tij. Ndalimi i Nazëraj, u bë pasi nga hetimi i kryer rezultoi se në bashkëpunim me dy punonjës të Policisë së qarkullimit rrugor, të arrestuar në datën 2.5.2014, në bashkëpunim, kanë kryer veprën penale “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Nazëraj mban detyrën e ndihmës-specialistit, për hetimin e krimeve të hapura në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

 

Share it :