Marta Kos reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Gjykatës duhet të respektohen

Marta Kos reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Gjykatës duhet të respektohen

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat dënuan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur.

Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë ankese.

Bëhet fjalë për përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE.” – u shpreh Marta Kos.

Share it :