Sipërfaqja në Mars sikurse është fotografuar nga roboti amerikan Curiosity tregon një topografi të ndryshme dhe terren jo të njëjtë. Krateret e meteoritëve pikëzojnë sipërfaqen sikurse edhe vullkanet gjigante, kanionet e thellë, sistemet e mëdhenj luginor, dunat e rërës të gjata dhe çarjeve të mëdha apo ndarjeve deri thellë në koren e planetit. Parku kombëtar Goblin Valley në Utah, në SHBA, ka një pamje të ngjashme me sipërfaqen e Marsit. Aty nuk ka ndonjë bimësi, vetëm gurë dhe rërë. Nuk ka ujë dhe erozioni ka lënë gurë të mëdhenj që duken si kërpudha apo gobline. Shoqëria e Marsit ka zgjedhur pikërisht këtë terren për të krijuar një simulim realist të jetës në Mars sa më shumë që të jetë e mundur. Gjashtë studentë nga Universiteti Katolik i Louvain në Belgjikë, janë duke marrë pjesë në një projekt shkencor të pagëzuar me emrin ‘Misioni në Mars’. Ata do të duhet të jetojnë këtu për 15 dite brenda një stacioni të vete përmbajtur për tu përpjekur që të riprodhojnë jetën nën kushtet e Marsit. ‘Nëse ju shihni relievin këtu, sipërfaqja e Tokës është e pasur me oksid hekuri, është shumë e kuqe dhe zona është shumë kodrinore kështu që është e ngjashme tej mase me atë që do të gjeni në Mars,’ thotë komandanti i misionit Bastien Mathurin. Eksploruesit e ardhshëm marsiane do të duhet të durojnë të ftohtin e hidhur teksa temperaturat në planetin e kuq shkojnë në minus 60 gradë. Këtu është nxehtësia armiku. ‘Unë kam dy furnizime me ajër këtu por kjo nuk është e mjaftueshme. Është e dizajnuar për të na ftohur ne por nuk është optimale. Është shumë nxehtë këtu’, thotë oficeri i komunikimeve Romain Compere. Studentët do të duhet të performojnë një numër të caktuar detyrash shkencore, sikurse astronautët do të duhet në të ardhmen, të kryejnë pikërisht këto detyra. Për shembull, matja e njërit prej shtretërve lumore të tharë që gjarpërojnë sipërfaqen marsiane. Ata do të duhet të marrin shembuj nga toka, dicka që nuk është e lehtë në këtë terren të rrëshkitshëm dhe plot pluhur. Marsi nuk do të jetë një xhiro në park. ‘Unë sapo morra një shembull toke dhe koordinata GPS në mënyrë që biologët tanë të mund të jenë të aftë të analizojnë bakteret që janë prezente’, thotë inxhinieri Gaspard Touwaide. Stacioni përmban dhomat ku do të jetohet dhe gjithashtu një laborator biologjie. ‘Ja ku jam duke u përpjekur t’i identifikojë ata duke i bërë të rriten në ambiente të ndryshme dhe duke i bërë atyre teste të ndryshme,’ thotë biologu Florian Commans. ‘Për shembull, do të ishte një prioritet për tu përpjekur për të parë cilat baktere ne mund të gjejmë në Mars. Është e qartë se atje nuk do të ketë baktere në sipërfaqe për shkak të radiacionit ironizues i cili e bën jetën të pamundur. Por disa metra nën tokë do të ishte e mundur të gjendeshin baktere’. Habitati është rrethor dhe është i formuar shumë si skena e një rakete që mundet një ditë të ulet në Mars. Vetëm tetë metra në diametër dhe me vete 100 metra katrorë hapësirë të ndarë në dy kate, pjesa e brendshme është spartane. Uji është i racionuar dhe i gjithë ushqimi i tharë në racione për astronautët. E vetmja hapësirë private janë dhomat e vogla të gjumit. Studentët përdorin mjete me katër rrota për të lëvizur dhe për të testuar mbulimin me wireless rreth bazës. Sikurse me të gjithë pionierët, ata duhet të jenë kreative dhe të bëjnë mjetet e tyre dhe instrumentet nëse lind nevoja. ‘Po, me të vërtetë,’ thotë inxhinierja e skuadrës Gaspard. ‘Një kullesë e thjeshtë mund të përdoret si një pjatë sateliti dhe përqendrojë të gjithë sinjalet në antenë’. Synimi i këtij misioni është të zbulojmë mënyrën më të mirë për të eksploruar Marsin dhe jeta e përditshme është një pjesë vitale e eksperimentit.
Fisi që ngeli i njëjtë 10 mijë vjet
Koha e fiseve është harruar: Gjuetia e kafshëve të egra, me njerëzit Hadza të Tanzanisë që kanë jetuar një jetë të pandryshueshme për 10 mijë vjet. Asnjë herë më parë nuk ka ndodhur që bota jonë të jetë kaq e qasshme dhe e përshtatshme. Me shtypjen e një butoni ne mund të ndërrojmë programin, t’i shmangeni vapës apo të rezervoni një udhëtim për në Barbados. Ushqimi ynë rritet, prodhohet dhe e bëjmë për çfarë na pëlqen. Makinë gjithë kohën, dërgesa në shtëpi, përparime në medikamente dhe të drejta për edukim. Në një hapësirë të shkurtë kohore, jeta është transformuar në një komoditet. Kështu që pse jemi kaq të stresuar, mbipeshë dhe ëndërrojmë për të qenë të lirë? Fisi Hadza i Afrikës është më i mirë për të parë në të kaluarën. Buzë liqenit të Tanzanisë, në veri të vendit, jeton fisi gjuajtës-mbledhës. Ata nuk e rrisin ushqimin, as nuk rrisin bagëtinë apo s’tregojnë ato. Thënë më mirë, ata jetojnë një jetë të pandryshuar për më shumë se 10 mijë vjet. Bota e tyre është një prej lirive të pafundme- shoqëria modern mëzi mund ta imagjinojnë dhe është ndryshe nga çdo eksperiencë e tyre. Duke qenë të vetëm ata kanë aftësitë për tu mbajtur gjallë. Mesazhet e shkruara dhe thirrjet telefonike nuk ekzistojnë. As vetura dhe elektricitet. As punë, shefa, orare, struktura të shoqërisë apo religjioze. S’ka ligje, taksa dhe më e jashtëzakonshmja, s’ka para. Gazetarë të Mail Online kanë kaluar kohë me fisin Hadza, me një aktivitet ditor. Toka e tyre është e pa sigurt, me shkurre të mprehta, gjarpërinj helmues dhe njerëz që ushqehen. Ekspedita për gjueti e suksesshme është ndryshimi ndërmjet të ngrënit dhe mbeturit të uritur. Gjuha e tyre besohet të jetë më e vjetra e folur e njohur ndër njerëz.
Peshku i rrezikshëm që mund të qëndrojë pa ujë 6 ditë
Sipas hulumtuesve të Universitetit James Cook, një peshk mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe për kafshët e egra të cilat jetojnë në Australi. Peshku agresiv, i cili ka mushkëri dhe gushë, është zbuluar në Australinë veriore. Një peshk i çuditshëm dhe me ‘superfuqi’ i cili mund të qëndrojë pa ujë dhe të marrë frymë në tokë deri në gjashtë ditë është shfaqur në Australi, kurse shkencëtarët paralajmërojnë se ai mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe për kafshët e egra. Sipas hulumtuesve të Universitetit James Cook, kjo krijesë mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe për kafshët e egra të cilat jetojnë në Australi. Peshku, mund të vrasë zogj dhe nëse ndonjë peshk më i madh e gëlltitë atë, ky mund ta hajë atë përbrenda, raportoi “Metro”. Vetëm disa nga ky lloj janë parë në tokat e Australisë deri më tani, por shkencëtarët janë duke monitoruar.
NASA teston parashutën supersonikeAgjencia amerikane e kozmosit NASA të mërkurën duhet të testojë parashutën deri më tash më të madhe, e cila nevojitet para së gjithash që anijet kozmike, të cilat do t’i çojnë njerëzit në Mars, të mund të lëshohen në atë planet. Meqë atmosferë e Marsit nuk është tepër e dendur, parashuta e cila duhet të ngadalësojë anijen e rëndë kozmike e cila shkon me shpejtësi të madhe, duhet të jetë shumë i fortë. Quhet ngadalësues supersonik i dendësisë së vogël. NASA ka filluar ta testojë këtë teknologji në vitin 1976, por meqë ka qëllim që deri në vitin 2030 të dërgojë njerëz në Mars, atëherë duhet të testojë parashutat e gjeneratës së re dhe të teknologjisë së re, të cilët do t’ua bëjnë të mundshme fluturakeve të aterrojnë lehtësisht. Testimi i parashutës është paraparë për orën 17.30 sipas GMT-së, NASA do të dërgojë një pjatë fluturuese me parashutën në lartësi prej 137 kilometrash mbi Paqësor, me ndihmën e një balone kolosale. Ai pastaj do ta lëshojë fluturaken, e cila me ndihmë e forcës shtytëse të raketës do të ngrihet në 55 kilometra lartësi. Pjata do të lëshohet 2,35 herë më shumë se zëri para se parashuta të hapet dhe atëherë do të shihet se a do t’ia dalë fluturakja të lëshohet qetas në oqeanin Paqësor, ka sqaruar NASA.
Hulumtimi i ri konfirmon: Jeta është vetëm iluzion
Kozmosi nuk ekziston në qoftë se nuk e shikojmë. Së paku kështu është sipas teorisë së mekanikës kuantike, e cila argumenton se sjellja e kaluar e grimcave ndryshon në bazë të saj që shohim. Shkencëtarët kanë bërë një eksperiment, duke dëshmuar se kjo teori është e saktë gjykuar sipas sjelljes së atomeve. Sipas rregullave të mekanikës kuantike, kufiri ndërmjet “botës së jashtme” dhe vetëdijes sonë subjektive është i mjegulluar. Kur fizikanët i shikojnë atomet apo grimca e dritës, ajo që shohin varet prej asaj se si e kanë paraqitur eksperimentin. Për të testuar konstatimet, fizikanët në Universitetin kombëtar australian para do dite kanë bërë të ashtuquajturin eksperiment me zgjedhje të vonuar, të fizikanit John Wheeler. Eksperimenti përfshinë objektin që lëviz, të cilit i është dhënë zgjedhja që të sillet si grimcë apo valë. Eksperimenti i Wheelerit atëherë pyet – në cilin çast vendos objekti? Arsyeja e shëndoshë thotë se objekti është si valë apo si grimcë, pavarësisht prej asaj se si e masim. Por, fizika kuantike parasheh se qoftë të vështroni sjelljen e valës apo sjelljen e grimcës varet vetëm prej asaj se si në të vërtetë matet në fund të rrugëtimit të saj. Mu këtë e ka konstatuar ekipi australian. “Kjo tregon se matja është gjithçka. Në nivel kuantik realiteti nuk ekziston në qoftë se nuk e shikoni”, ka thënë profesori Andrew Truscott. Përkundër se është qartas e çuditshme, rezultatet e konfirmojnë teorinë kuantike. Teoria kuantike ka mundësuar zhvillimin e shumë teknologjive, siç janë LED-i, aserët e çipat kompjuterikë. Universiteti i Australisë ka iniciuar konceptin origjinal të Wheelerit të rrezeve të dritës, të cilat reflektohen nga pasqyra, kështu që në vend të kësaj kanë shfrytëzuar atomet, të cilat i ka shpërndarë drita laserike. “Parashikimet e fizikës kuantike mbi interferencën duken mjaft të çuditshme kur zbatohen në dritë, e cila gjithnjë e më shumë duket si valë”, ka thënë dr. Roman Khaklimov nga universiteti. “Por, të vësh eksperiment me atome, të cilët janë të komplikuar, kanë masë dhe ndërveprojnë me fushat elektrike, e kështu më tutje, tërë këto vetëm sa i kontribuojnë çudisë”, ka thënë ai. Ekipi i profesorit Truscott, i pari ka kapur disa atome të heliumit në kondenzatin e Bose-Einsteinit, e më pas i ka hedhur derisa nuk ka mbetur vetëm një atom. Ai atom është hedhur pastaj nëpër disa rreze laserike, të cilat kanë formuar rrjeta të cilat janë sjellë në të njëjtën mënyrë sikur edhe rrjetat e forta do ta shpërndanin dritën. Rrjeti i dytë i dritës është shtuar me hamendje, e kjo ka shkaktuar interferenca konstruktive apo destruktive, sikur atomi të kishte udhëtuar në dy stazat. Mirëpo, numri i rastësishëm i vili përcakton se a janë shtuar rrjetat ka qenë vetëm i gjeneruar pasi që atomi ka kaluar nëpër kryqëzim. Në qoftë se zgjidhni të besoni se është realitet se atomi ka shkuar nëpër stazën e caktuar apo stazat, atëherë duhet të pranoni se matjet e ardhshme ndikon në të kaluarën e atomit, ka thënë Truscott”.Atomet nuk kanë udhëtuar prej A deri në B. Vetëm kur të jenë matur, në fund të udhëtimit, sjellja e tyre ngjashëm me valën apo grimcën, është sjellë në ekzistencë”, ka thënë ai.
Në Etiopi zbulohen fosile njerëzore të vjetra rreth 3,5 milion vite
Paleoantropologjisti etiopian, Johanes Haile Selasie, njoftoi se kishte gjetur fosile njerëzore të vjetra rreth 3,5 milionë vjet më parë, raporton AA. Udhëheqësi i projektit “The Woranso-Mille” paleoantropologjist, Yohannes Haile Selassie, tha se katër vjet më parë kishte gjetur eshtra të dhëmbëve dhe nofulla të njeriut. Sipas shkencëtarëve kërkimore këto mbetje të vjetra janë në mes 3.3 dhe 3.5 milion vjet të vjetra. Siç tha Haile Selassie, gërmimet arkeologjike në të cilat u gjetën mbetje të vlefshme u kryen në rajonin Afar, në pjesën veri-lindore të Etiopisë. Ai tha se fosilet e reja do të kontribuojnë në masë të madhe në të kuptuarit e evolucionit. “Sa më shumë që gjejmë fosile rreth evolucionit të njeriut, aq më tepër ne do të mësojmë”, tha Haile Selassie. Në ekipin hulumtues merr pjesë edhe Stephanie Melilla, e cila në vitin 1974 gjeti fosile të njeriut, të cilat më vonë i quajti “Lucy”. Siç shpjeguan shkencëtarët, fosilet e reja të gjetura në krahasim me “Lucy” kanë shumë më pak dhëmbë nofulla të ruajtura. Melillo tha se këto mbetje mund ti takojnë një specie deri tani të panjohur njerëzore. Fosilet më të famshme të njeriut “Lusi” mbahen në Muzeun Kombëtar në Adis Abeba.




