Manjani: Shteti ndalon gjysmën e votuesve të marrin pjesë në zgjedhje

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha në një intervistë për Euronews Albania se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, se PD e Sali Berishës nuk ka asnjë mundësi të regjistrohet si parti e demokratëve shqiptarë.

Sipas Manjanit, shteti po ndalon gjysmën e votuesve shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje.

“Republika e Shqipërisë në këtë çast pengon më mënyrën më antidemokratike të paktën gjysmën e votuesve të marrë pjesë në zgjedhje. Ç’rëndësi ka çfarë mendoj unë për Celibashlin, Berishën apo ‘autorizim’ Alibeaj. Këto janë të gjitha pisllëqe”, tha Manjani

Share it :