Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shpjegon pse drejtësia amerikane nuk e vendos dot Edi Ramën para bankës së të akuzuarve.
Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Manjani u shpreh se dosja e Uashingtonit është ekskluzivisht për Edi Ramën dhe janë institucionet shqiptare ato që duhet të vihen në lëvizje
“Edi Rama është një komunist i ri që pranon teorinë e kapitalit, por nuk pranon konkurrencën, pranon pronën private por që duhet rrëmbyer, pranon fjalën e lirë por nuk e lejon, e dikton atë. Ai e mendon shoqërinë si shoqëri diktati dhe dhune, ku më i forti triumfon. Narrativë do të thotë një mendim i përmbledhur, i shkurtuar. Ai e bën hapur, nuk e ka problem fare. Njëra dosje është për rusët, për një pisllëk dhe dosja tjetër në Uashington është ngritur ekskluzivisht për Edi Ramën, përmendet 14 herë në narrativë. Drejtësia amerikane e ka vendosur këtë praktikisht, jo formalisht, se nuk e ka për detyrë ta vendosë para bankës së të akuzuarve kryeministrin e një vendi tjetër. Njësoj si t’i thuash drejtësisë tonë merr të pandehur Joe Biden. Ajo është një gjë që na takon ne. Drejtësia amerikane na ka thënë ky është një diktator, një komunist që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin e vendit të vet”, u shpreh Manjani.




