Manipulimet zgjedhore/ PD kërkon informacione nga 100 institucione

Partia Demokratike iu ka kërkuar informacion 100 institucioneve shtetërore, në lidhje me atë që selia blu e cilëson “masakra zgjedhore e 25 prillit”.

Referuar burimeve pranë selisë së PD, mësohet se demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër mua para zgjedhjeve. Kjo kërkesë e PD vjen pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione.

Burime pranë PD thanë se po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër institucionet që PD u ka kërkuar informacione janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura nga ministritë, Agjencitë Shtetërore, Postës Shqiptare, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë, etj.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :