“Mami këtu qenka bërë nami”! Gazetarja tregon si ia zbuloi nëna telefonin 15-vjeçares në Mirditë, motra gjeti kodin, babai: Videot janë më shumë se të turpshme…

Gazetarja e emisionit ‘Me zemër të hapur’ Anila Ahmataj, tha ditën e sotme se nëna e 15-vjeçares në Mirditë, i kishte treguar se si e kishte zbuluar ngjarjen e rëndë, pasi kishte konstatuar një telefon në dhomën e vajzës.

Sipas saj, në celularin e vajzës ishin zbuluar gjëra të rënda, video dhe mesazhe në ‘FB’. Ishte vajza tjetër ajo e cila hapi telefonin dhe iu drejtua nënës duke i thënë se në telefon është bërë nami.

Kam pasur takimin e pare me vajzën, e cila nuk kishte takuar asnjë individ tjetër veç familjes. Shtëpia ishte në kushte të tmerrshme, vajza ishte brenda një dhome, vajza kishte shkëputur marrëdhëniet me të dy prindërit. Nëna më pohoi se “në mëngjes shkova për ta zgjuar nga shtrati dhe poshtë jastëkut kishte celularin. Nëna tentoi ta merrte dhe në atë kohë vajza është çuar nga krevati. Është dashur ndërhyrja e vajzës së madhe që të hapi kodin e celularit. Vajza e madhe pasi e hapi më tha “Mami këtu qenka bërë nami”. Ndërsa babai i 15-vjeçares më rrëfeu se videot në celularin e vajzës janë më shumë sesa të turpshme pasi brenda tyre jashtë dëshirës së 15-vjeçares ishte me pamje vet vajza. Nëpërmjet bisedës së ngushtë me familjarët pohuan se në celularin e vajzës ishin adresat e FB të dy prej abuzuesve të cilat i përdorte vajza e presionuar. Ajo që vihet re nga investigimi në atë fshat shtëpitë e abuzuesve ishin mjaftë afër me shkollën në të cilën frekuentonte 15-vjeçarja. Ata e kishin të survejuar hyrje-daljet e vajzës dhe të 5-të këta persona pothuajse kryenin një zanat, pasi në banesat e tyre kishin servis makinash. Xhaxhai i 15-vjeçares më pohoi se njëri nga prindërit e njërit prej abuzuesve ka telefonuar dhe i ka kërkuar takim, duke i pohuar se janë gjak dhe të afërm.”, tha Anila Ahmataj.

Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nikë Lleshi, 44 vjeç dhe i mituri me iniciale A. Gj., 17 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të shantazheve, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 15- vjeçare. Të gjithë autorët janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta në disa qytete të Shqipërisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :