Malaj: Reforma territoriale solli centralizim. Shqipëria po shkon drejt një mbretërie kryeministrore

Malaj: Reforma territoriale solli centralizim. Shqipëria po shkon drejt një mbretërie kryeministrore

Ish-ministri i Financave në qeveritë socialiste, Arben Malaj, ka mbështetur sot protestën e banorëve të Selenicës kundër shkrirjes së mundshme të bashkisë së tyre, duke deklaruar se reforma territoriale ka devijuar nga qëllimi fillestar dhe ka sjellë përqendrim të pushtetit në duart e qeverisë qendrore.

Duke folur përpara banorëve të Selenicës, Malaj theksoi se problemi kryesor, sipas tij, është mungesa e decentralizimit real.

Sipas Malajt, protestat e fundit në vend lidhen me pakënaqësinë e qytetarëve për mënyrën e qeverisjes dhe rritjen e vështirësive ekonomike.

Që i gjithë ky proces, që nuk është proces i vështirë, por nuk është proces i pamundur, harroni çdo ndarje.

Jini të gjithë së bashku dhe forca rritet dhe patjetër kjo reformë unë e them, jam socialist por nuk jam i verbër lindas, veproj i pavarur, kjo reformë në thelb ka atë që Rama dhe Balla ka përsëritur.

Në zgjedhjet e tjera do t’i fitojmë të 61 bashkitë. Tani i bie 36. Sa më shumë rritet numri i votuesve në një bashkësi të re, aq më e vështirë bëhet për konkurrentët e tjerë fitorja.

Pra, nuk është reformë territoriale në thelb. E para. E dyta që është më kryesorja, nuk ka decentralizim, ka centralizim. Fatkeqësisht, fatkeqësisht Shqipëria po shkon drejt një mbretërie kryeministrore.

Të gjitha shërbimet e bashkive, të gjitha mundësitë për të rritur kompetencat e bashkive, të gjitha mundësitë për të zgjedhur ata që doni ju, jo ata që i zgjedh ai dhe pushon. Vetëm me tre kryetarë bashkie që i ka zgjedhur, dy prej tyre i ka promovuar, me të gjithë me tre kryetarët e bashkisë së Vlorës ka hapur debat dhe ka bërë presion për t’i shkarkuar.

Thotë reformatori i madh i reformës që ka fjetur me 900 dollarë në një hotel në një natë, Balla fle me 3000 ndërsa Rama merr avion sikur është mbreti i Bruneit ose i Arabisë Saudite. Ka humbur përgjegjësia sociale. Do apo s’do Rama, të gjitha protestat dhe të gjitha mediat ndërkombëtare janë totalisht të unifikuara që fitili u ndez në Zvërnec me mënyrën barbare e trajtimit të pronarit të vërtetë.

Por të gjitha protestat që duhet të kthehen mundësisht sa më shpejt në një mosbindje civile, janë për shkak të varfërisë në rritje. Modeli ekonomik i Ramës është: Shqipëria e tretur, shqiptarët e varfër. Kështu që unifikohuni në këtë qëndrim.

Gjeni dashamirësinë dhe patjetër do arrijmë më të mirën. Të gjithë do të luftojmë në mënyrë publike, por më shumë se ne do të luftojnë të gjithë deputetët e Vlorës.

Ta lënë përkatësinë partiake. Në çdo parlament të botës kur ka probleme vendore, deputetët zhvishen nga përkatësia partiake dhe i shërbejnë atyre që u votojnë. Faleminderit shumë dhe qëndroni së bashku.’, theksoi Arben Malaj gjatë fjalës së mbajtur.

Share it :