Majlinda Bregu konfirmon: Nuk do kandidoj për kryetare të PD, ja kë do mbështes

Pas Astrit Patozit edhe deputetja tjetër Majlinda Bregu ka deklaruar se nuk do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Bregu tha se ajo do të mbështesë këdo kandidat serioz, që është i vërtetë dhe që ka dalë si emër i propozuar nga grupi “anti-Basha”.

“Do mbështesë kandidatin që do të sfidojë Bashën në të vërtetë dhe të jetë një emër i dalë nga kritikët e Bashës dhe jo një i vendosur sa për një garë farsë”, tha Bregu.

“Unë vet nuk do të kandidoj. Më vjen keq që e parashikova këtë humbje. Kur unë flisja për humbjen, kolegët e mi ulnin kokën në mbledhje grupi”, tha Bregu.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :