Krimi i organizuar shqiptar, gjithnjë e më shumë po detyrohet të rekrutojë të huaj, kur duhen aftësi speciale si psh. pilot avioni (rasti Riformato) apo skafist për skafe me klandestinë, drogë e armë.
Të mërkurën më 6 maj 2015, financierët italianë ndaluan një skaf me 28 klandestinë në bord, përkatësisht 20 meshkuj të rritur, 4 fëmijë dhe 4 gra.
Për çudi, skafisti ishte një shtetas italian 62-vjeçar me inicialet: M.G. nga qyteti i La Spezia-s.
Skafisti kishte precedentë penalë po për trafik klandestinësh.
Ai u arrestua menjëherë në kushtet e flagrancës.
Skafi 10 metra i gjatë kishte lundruar në itinerarin ‘Rrugët e Bardha’ në jug të Portit të Vlorës për në gjirin Torre Cane (Kulla e Qenit) në jug të Portit të Brindizit. Pasi u transborduan klandestinët, skafi u konfiskua nga financierët italianë.




