Lu komunikoi me Kryemadhin pas dhunës në protestë, ja debati për dhunimin e policëve dhe të deputetes së LSI

Gjatë emisionit “Tonight” të Ilva Tares Monika Kryemadhi ka zbuluar bisedën që ka patur sot me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Kryemadhi e nisi me shumëfishimin që sipas saj ka në stafin e kryeministrisë.

“1 mijë e ca punonjës në kryeministri, si asnjëherë. Manipulojnë ambasadat, ndërkombëtarët. Ne e dimë shumë mirë që Rama është një nga ekspertët më të mirë të manipulimit të informacionit”.

Keni kërkuar interpelancë?

“Kemi këkruar informacion dhe do të hetojmë, sepse marrin rroga në disa institucionë dhe kanë fituar mbi 100 mijë euro në llogaritë e tyre. Deputetja kejdi Mehmetaj i ka kërkuar informacion Ëngjëll Agaçit”.

Janë manipuluar dhe ambsada e SHBA?

“Sigurisht. Edi Rama është mjeshtër i manipulimit. Në 11 vjet kryetar bashkie, gjeni një shkrim ku ai të akuzohet, ndërkohë që e betonizoi Tiranën. Nga 128 punonjës kur iku Sali Berisha, unë po të nxjerr që ka 1.200 punonjës, pjesë e stafit. Nga informacionet që kemi ne, shkruhen mnaipulime nga më të ndryshmet. Sot i kishin thënë ambasadorit Lu se anëtarët e LSI kanë dëmtuar policët. Dhe unë i thashë Zoti Lu, nuk është e vërtetë”.

E pyetur nëse kishte folur me LU, Kryemadhi tha:

“Nuk kam folur, kemi komunikuar me e-mail. I thashë që më vjen shumë keq që nuk reagohet për gjakosjen e deputetes Floida Kërpaçi”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :