Lleshaj: Me Ramën nuk kam patur marëdhënie të ngrohtë. E ka përjetuar vetë humbjen e një fëmije

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur në emisionin “Opinion” se asnjëherë nuk ka patur një marrëdhënie të ngrohtë me kryeministrin Rama, ashtu siç nuk ka patur me ndonjë tjetër.

Ai u shpreh se me Ramën ka patur marrëdhënie profesionale korrekte dhe kjo marrëdhënie ka mbetur e tillë, duke thënë se Rama nuk e ka “hequr qafe”.

Për sa i përket dorëheqjes, ai është shprehur se ajo ishte një akt moral, pasi e ka përjetuar vetë humbjen e një fëmije.

“Fryma e policisë tonë në këto vite ka qenë profesionalizmi, lufta kundër krimeve. Kjo ka sjellë që Shqipëria ka më pak aksidente, krime e vrasje. Ne jemi mësuar me polici që nuk bën asgjë. Shqiptarët kërkojnë një polici funksionale. Më mbëeti pa publikuar një studim i suedezëve për policinë shqiptare. Sipas studimit, rezulton se policia shqiptare ka besimin maksimal të qytetarëve”, tha Lleshaj.

Keni patur konflikt me Ramën? Ka qenë ky momenti kur Rama të hoqi qafe?

Lleshaj: Nuk ka patur askush për të më hequr qafe, pasi nuk hiqem lehtë qafe. Nuk kam patur asnjëherë marrëdhënie të ngrohta me Ramën, pasi nuk mbaj me ansjë marrëdhënie të ngrohtë. Marrëdhënia ime me të ka qenë profesionale dhe ashtu ka mbetur. Shumë profesionale dhe e pacënuar nga ndonjë gjë tjetër.

E di shumë mirë se çdo të thotë humbja e një fëmije. E kam përjetuar vetë, por nuk e kam treguar,. Ajo familje ka humbur një fëmijë për shkak të një veprimi të gabuar. Kjo është dorëheqje morale

Share it :