Linda Reit i ikën partneri pa ardhur mirë: Mospërputhje fizike

Pasi u bë publike lista e 11 konkurrentëve të konfirmuar të edicionit të ri të “Dance With Me”, u vu re mungesa e partnerit të Linda Reit. Ajo ishte e vetmja që figuronte e vetme dhe për mirë a për keq, më herët gjatë ditës së sotme u zbulua kush do të kërcente krah saj.

Supozohej të ishte modeli dhe fotografi Donald Braho. Braho u zgjodh në cilësinë e një djali të veçantë që mund të kërcente krah “personazhit të pazakontë” që është Linda Rei, haptasi transgjinore.

Kjo nuk zgjati më shumë se disa orë. Blitz.al mësoi se Braho nuk do të jetë më pjesë e kastit. Mesaduket, modeli ka mospërputhje fizike me Lindën dhe prandaj u largua. Deri në njoftime të mëtejshme, Linda mbetet e vetme në skenë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :