Dhuna ndaj bashkëshortes i ka kushtuar lirinë një 49-vjeçari. Burime nga policia e Elbasanit bënë me dije se Gëzim Dosku, 49 vjeç, banues në Librazhd akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, 47-vjeçares me iniciale B.D.
“Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.D, 47 vjeç, banuese në Librazhd”, citohet në komunikatën e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.




