Një nënë 46-vjeçare nga Tirana, ka denoncuar ditën e djeshme në polici largimin e fëmijës së saj 13-vjeçar, nga shtëpia.
Ka qenë letra që djaloshi 13-vjeçar me inicialet J.N., që e ka alarmuar nënën e tij shtetasen M.N., në të cilën shkruhej se po luante lojën ‘Balena Blu’ dhe ishte larguar për të për të kryer nivelin e fundit të saj, që konsiston me vetëvrasjen.
Policia pas marrjes së denoncimit ka filluar kërkimet, ku e kanë gjetur 13-vjeçarin me disa shokë të tij, i cili është shprehur se nuk e luante atë lojë, por letrën e kishte shkruajtur për të frikësuar të ëmën e vet.
Policia raporton se në lidhje me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.




