Ermir Lenjani zyrtarisht është futbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës së Sion në Superligën zvicerane. Mesfushori i majtë i kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, me drejtuesit e klubit që kanë objektiva madhor në këtë kampionat. Lenjani ka kaluar një sezon tepër të vështirë në Francë me Rennes, duke krijuar përshtypjen se karriera e tij mori “fund” por ardhja e Paolo Tramezzani-it në krye të skuadrës bëri që drejtuesit ta afrojnë futbollistin shqiptar.
Ermir Lenjani ka nënshkruar pasditen e sotme një kontratë 3 vjeçare me drejtuesit e klubit, e cila do ta mbaj të lidhur me Sion deri në vitin 2020 ndërsa ka vendosur të marr numrin 33.
Nëpërmjet një postim të shkurtër në faqen zyrtare klubi i Sion-it ka zyrtarizuar afrimin e Lenjanit por edhe të sulmuesit italian Robert Acquafresca. Mesfushori i majtë që mund të luaj edhe si mbrojtës ka vendosur të mbaj fanellën me numrin 33. 27-vjeçari rikthehet kështu në elitën e futbollit zviceran pas një eksperience dy vjeçare në Ligue 1 në Francë, e cila nuk shkoi siç Lenjani e kishte menduar.
[News] Le FC Sion officialise deux nouvelles arrivées: Robert Acquafresca et Ermir Lenjani !
http://bit.ly/2tDulYF #FCSion#RA22 #EL33







