Lejoi kalimin e armëve drejt Barit, arrestohet efektivi i policisë në portin e Durrësit

Një punonjës i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit ka përfunduar në pranga e policisë.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka prangosur efektivin nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga hetimet ka rezultuar se inspektori B. XH., 37 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë së portit të Durrësit, ka bërë kontrolle fiktive të një mjeti që kishte dy pistoleta brenda, ndërsa dy armët më pas janë kapur në Bari.

Skaneri në portin e Durrësit ka dhënë dyshime për praninë e sendeve të paligjshme, ndërsa efektivi e ka anashkaluar.

Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip “Bizarke” me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :