Kuvendi miraton me 93 vota krijimin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi

Komisioni i LigjeveKuvendi miratoi me 93 vota krijimin e komisionit te posaçëm për reformën në drejtësi.

Vendimi konkretizoi marrëveshjen e arritur tre ditë më parë mes maxhorancës dhe opozitës, pasi më parë të majtët, falë dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve, u tërhoqën nga qëndrimi i tyre duke pranuar kërkesat e demokratëve për numër të barabartë anëtarësh në komision.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve, komisioni do të ketë paritet në përbërjen e tij, ku pesë anëtarë i takojnë maxhorancës: Fatmir Xhafaj (Kryetar) dhe anëtarë, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Spartak Braho dhe Vexhi Muçmata, ndërsa pesë anëtarë i takojnë opozitës: Eduard Halimi (nënkryetar), Arben Ristani, Genc Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Fatmir Mediu, anëtar.

Share it :