Pas shumë zvarritjesh dhe intrigash Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin që rihap bastet sportive në Shqipëri. Me 72 vota pro dhe 2 abstenime, maxhoranca socialiste ka miratuar ligjin, i cili parashikon licencimin e deri në 10 kompanive të basteve.
Sipas draftit, bastet në Shqipëri do të luhen vetëm online dhe nuk do të ketë pika fizike. Ligji parashikon që kompanitë, të cilat do të liçencohen për të ushtruar këtë aktivitet duhet të kenë eksperiencë të paktën 3 vjet në 3 vende të Bashkimit Europian.
Opozita e ka kundërshtuar rikthimin e basteve sportive. Sipas saj mbyllja e tyre vite më parë nga qeveria u bë me qëllimin e vetëm që tregu të monopolizohet nga njerëz afër kryeministrit.



