Kushtoi 1.2 milionë euro, degradohet gjendja e rrugës në Unazën e Poshtme të Burrelit

Kushtoi 1.2 milionë euro, degradohet gjendja e rrugës në Unazën e Poshtme të Burrelit

Thellohet skandali me gjendjen e Unazës së Poshtme të Burrelit, pasi rruga degradon çdo ditë e më shumë dhe në një pjesë të mirë të gjatësisë së saj ka pësuar shembje dhe fundosje. Dëmtimet e mëparshme nuk janë rikonstruktuar nga firma kontraktore “Ulza sh.p.k”, duke shkaktuar përkeqësim të gjendjes.

Ndonëse duhej të ishte në funksion prej të paktën 6 muajsh, kjo rrugë që kushtoi 1.2 milionë euro ka pësuar 4 shembje të mëdha duke e bërë totalisht të pakalueshme. Pak muaj më parë ARRSH dërgoi një grup ekspertësh për të vlerësuar dëmin e shkaktuar dhe deklaroi se do të ndërhynte me një tjetër investim për të riparuar shembjet e pësuara.

Ekspertët kanë parashikuar ndërtimin e pilotave në një gjatësi 300 metra lineare, por investimi ende nuk ka nisur, duke bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të kalojnë akoma përmes rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :