Kushtet e BE, Ndoja për integrimin: Është koha kur bie fasada dhe kërkohen rezultate konkrete…

Kushtet e BE, Ndoja për integrimin: Është koha kur bie fasada dhe kërkohen rezultate konkrete…

Në një kohë kur qeveria shqiptare po feston si një sukses të padiskutueshëm hapjen e grup-kapitujve të parë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duket se realiteti është shumë më i ndërlikuar dhe i mbushur me detyra sfiduese që lihen në hije.

Deputeti demokrat Arjan Ndoja që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, tha se procesi i integrimit, veçanërisht ai i njohur si ‘Cluster 1’ që përfshin sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe sigurinë publike, po përballet me një ngërç të madh: përkthimi dhe miratimi i ligjeve nuk mjafton. Aktualisht, Shqipëria ka në proces rreth 28 ligje për të përafruar legjislacionin me atë të BE-së. Megjithatë, kritika thelbësore mbetet se këto ligje po i paraprijnë me forcë zhvillimit social të vendit, në vend që të ishin produkt i tij. Ndërkohë që parametrat bazë të shoqërisë si arsimi, shëndetësia dhe siguria, të vërtetuara edhe nga rënia në testimet e PISA-s, lënë shumë për të dëshiruar, kopjimi i legjislacionit europian kthehet në një fasadë pa efekt real.

Kjo pikëpamje është përforcuar edhe nga vetë vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë europianë, si ajo e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa. Mesazhi i tij në Tiranë ishte i prerë: kërkohet zbatimi i ligjit, jo thjesht hartimi i tij. Reformat institucionale, një administratë e depolitizuar dhe lufta konkrete e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte të panegociueshme.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, deputeti i opozitës vlerësoi se këto vizita në rajon nuk janë thjesht ture rutinë, por një “tërheqje veshi” për lidershipin e Ballkanit Perëndimor që shpesh tregon hezitim për të goditur fenomenet e lidhura me krimin dhe abuzimin qeveritar.

Nga ana tjetër, hapja e BE-së drejt rajonit nuk është vetëm një vullnet i mirë, por një domosdoshmëri e diktuar nga gjeopolitika dhe siguria. Frika e influencës ruse dhe koalicioneve euro-aziatike ku shtete si Serbia mbajnë qëndrime të dyfishta, e detyron Evropën ta mbajë Ballkanin afër.

Flavio Qarri: Si e patë këtë moment, sepse duhet thënë nga ana tjetër ka pasur një përpjekje shumë të fortë të qeverisë për të festuar vetëm për një pjesë të lajmit. Kaloi IBAR, po nuk e lexuan të gjithë dosjen me të cilën shoqërohej raporti i ndërmjetëm. Erdhi Kosta, u shit edhe kjo si sukses, por asnjë s’po e përmend faktin që i kujtoi pak Ballukun zoti Kosta, kryeministrit.

Arjan Ndoja: Tani, ndodhen pak në vështirësi për dy arsye. E para, sepse të flasësh për raportin e IBAR që është raporti i vlerësimit të ndërmjetëm për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian është proces teknik që kërkon dhe njohuri të posaçme. E dyta, edhe në aspektin politik, sepse nganjëherë duket sikur opozita është kundra integrimit në Bashkimin Europian edhe vetëm përpiqet të gjejë ku janë vërejtjet. Atëherë që të dalim jashtë kësaj, do flasim edhe si persona profesionistë në fushën e ligjit, edhe si persona politikanë, që pastaj është pjesa e dytë. Kush të ketë dëshirë mund ta marrë mendimin tonë, kush s’ka dëshirë mund të mos ta marrë mendimin tonë. Po shpjegojmë të parën, sepse është kushti për të kuptuar edhe të dytën. Çfarë ndodh? Tek raporti i IBAR, që është raporti i vlerësimit të ndërmjetëm, janë nxjerrë disa gjetje. Dhe ajo që ju e quani që është sukses, që konsiderohet nga qeveria, është fakti që ne na i kanë hapur grup-kapitujt. Po që të mbyllen grup-kapitujt kërkohet shumë punë. Pra hapja e grup-kapitujve sigurisht është proces i cili përveç vullnetit tonë të brendshëm si shtet, edhe të gjithë forcave opozitare dhe të pozitës, pra spektrit politik shqiptar që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian, ka dhe një problem tjetër që duhet të kryhen edhe disa kushte, të përmbushen disa kushte që Bashkimi Europian të na pranojë në gjirin e tij. Tani këtu ndahemi te procesi teknik dhe deklaratat politike, qoftë të pozitës, qoftë të opozitës, pjesë e së cilës jam dhe unë.

E nisim me procesin teknik. Grup-kapitulli i parë, ‘Cluster 1’ që i thonë ata, ka të bëjë pikërisht me sundimin e ligjit, me luftën kundër korrupsionit dhe kontrollin financiar, rendin e sigurinë publike. Pra po t’i shohësh këto, janë ndarë, mos të përmend emra e shifra e referenca, 23-shi, 24-a për shembull për rendin e sigurinë edhe zbatimin e ligjit e të tjera me radhë. Pra tek ky grup-kapitull janë kapituj të veçantë. Tani çfarë ndodh? I kemi hapur kapitujt ne, dhe në kuadrin e kësaj që po bëjmë ne, gjëja e parë duhet të përafrojmë legjislacionin. Kemi kaq vite që po përafrojmë legjislacionin. Koncepti i shtetit ligjor: shteti duhet të ketë ligje që normojnë jetën e përditshme, veprimtarinë tonë të përditshme, timen, tënden, të personave që kanë cilësi të posaçme, aktivitete të posaçme në fusha të caktuara të jetës së përditshme ekonomike, politike, sociale e të tjera me radhë. Po e bëjmë këtë procesin dhe themi që kemi rreth 28 ligje që ju e dini që po janë drejt procesit të përafrimit me Bashkimin Europian. Pse them janë drejt? Ne i kemi kaluar si proces ligjvënës në parlament, kemi marrë edhe mendimin e organizmave të Këshillit të Europës e të tjerë me radhë, e vërteta është që disa prej tyre çedojnë në dispozita të caktuara që ne i kemi bërë objeksionet tona. Gjithsesi po e konsiderojmë që kjo është arritje. Pra, pjesën e parë që ne po shkojmë të përafrojmë legjislacionin, jam dakord që ne po ecim, po marrim ligje të cilat ndoshta nuk i përshtaten kohezionit social, ekonomik, mentalitetit të shoqërisë shqiptare. Po i përkthejmë ato. Ligji po i paraprin zhvillimit social, ndërkohë që në çdo vend tjetër të zhvilluar të botës drejt të cilit ne aspirojmë që të jemi partnerë dhe aleatë, po edhe të jemi pjesë e tyre në një të ardhme, shpresoj jo shumë të largët është zhvillimi social që pasjell nevojën dhe domosdoshmërinë e krijimit të një dispozite ligjore që rregullon normat e detyrueshme të sjelljes për të gjithë komunitetin.

Këtu te ne, ne po i paraprijmë zhvillimit social. A e kemi nivelin arsimor të duhur? Mos të marrim raportet e PISA-s e të tjera, testin e PISA-s e të tjera me radhë që na rendit ndër vendet e parafundit në botë. A e kemi nivelin e rendit e të sigurisë, a e kemi nivelin shëndetësor? Pra, kushtet më minimale. Tre kushtet minimale, pse ikin njerëzit jashtë. A i kemi këto gjëra? Për të arritur te kjo, pra, fazën e parë të këtij procesi të integrimit, përafrimin me aktet e Bashkimit Europian, ne po e vazhdojmë. Jam dakord te kjo pjesa kështu që po bëhet punë disi. Po merren ligje, po përkthehen, pavarësisht efektit.

Flavio Qarri: Por duket se kanë filluar dhe ndërkombëtarët të na e thonë këtë fjalinë që nuk mjafton përkthimi i ligjeve.

Arjan Ndoja: Ja ta them pra, kjo është pjesa thjesht sa për të hyrë në lojë. Tani çfarë kërkohet? Ajo që tha dhe zoti Costa. Pjesa teknike, vazhdoj te pjesa teknike. Ai thotë, ne kërkojmë nga ju reforma që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kontrollin dhe zbatimin e ligjit. Pra nuk mjafton vetëm ta krijosh ligjin, ta marrësh ligjin, ta përafrosh me Bashkimin Europian po edhe ta zbatosh atë. Dhe ata shënjojnë tri pika. E para thotë, reformat, të vazhdojë reforma institucionale. Administrata të mos jetë politike. E dyta, luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dhe pastaj, ai del ndoshta dhe te raste konkrete siç përmendët ju, rasti ky, rasti ai. Pra, nuk kërkohet vetëm që ti të bësh ligjin, po të kesh edhe vullnet për ta zbatuar ligjin. Dhe vullneti për ta zbatuar ligjin nuk i takon vetëm maxhorancës që është sot, për mua unë e kam thënë dhe përsëris në mënyrë të vazhdueshme të mërzitet kush të dojë, është maxhorancë e ardhur nga votime jo të ndershme dhe jo të lira.

Flavio Qarri: Megjithatë, zoti Kosta, më lejoni të bëj një moment shkëputje ose distancimi. Është në një tur gati një javor në rajonin tonë. Është në Prishtinë, do jetë në Beograd, në Mal të Zi. A e shihni këtë si një tur rutinor apo si një tërheqje veshi për vendet plangprishëse tipike të Ballkanit Perëndimor që herë pas here e tregojnë që nuk e kanë dhe aq me qejf luftën ndaj krimit, korrupsionit?

Arjan Ndoja: Ja ta vazhdoj mendimin në raport, do t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje në raport me çfarë po thoja. Pra kriteret teknike janë këto. Zoti Kosta ka thënë dhe diçka në fund në qoftë se e shihni. Në kushtet në të cilat ndodhet zhvillimi gjeopolitik i botës, po edhe ekonomik i Europës. Europa e ka domosdoshmëri hapjen, e ka strategji hapjen. Pra i ka ardhur si domosdoshmëri e para për të konsoliduar stabilitetin rajonal për shkak të luftërave të ndryshme dhe ju e dini ndikimit rus, koalicionit euro-aziatik, ku Serbia bën pjesë, “Ballkani i hapur” në thonjëza që e nisën me kryeministrin tonë e të tjera me radhë. Dhe pastaj dalim tek pjesa tjetër që ata kanë dhe interesat e veta ekonomike…

Share it :