Një i ri i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Tepelenës mbrëmjen e sotme. Mësohet se ai është Orjol Memushi, i cili për policinë është emër i njohur.
Sipas informacioneve të para, i riu është nipi i ish-ministrit të arsimit Luan Memushi. Burime nga policia e Tepelenës pohuan për “BalkanWeb” se dyshohet se konflikti ka ardhur për çështje droge.
Gazetarja Brikena Meta, raportoi se personi që e ka qëlluar është me mbiemër Rrapaj, por ende nuk është zbuluar identiteti i plotë Memushi dhe Rrapaj janë konfliktuar me njeri-tjetrin dhe më pas dyshohet se Rrapaj ka qëlluar në drejtim të tij por plumbi nuk e ka prekur. Si Memushaj ashtu edhe autori i dyshuar njihen si përdorues droge nga policia.




