Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?

Nga Basir Çollaku

Belinda Balluku dhe dy shtetas turq do të ishin me masë sigurie arrest me burg. Kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Por ende është një përpjekje për masë shtërnguese arrest shtëpie të numrit dy të qeverisë. Pronari i komanisë turke të përfshirë në këtë investim, këtë kontratë, është K.A, një ish deputet i partisë së Presidentit Erdigan, me të njëjtin qytet lindjeje me të dhe kjo e rrit ndjeshëm trysninë mbi çështjen.

Presioni i Ramës e zbuti kërkesën, ndryshoi përcaktimin?! Natyrisht kemi një ushtrim të ndikimit të paligjshëm.zëvëndëskryeministrja do të ishte sot e pandehur dhe Parlamenti do të duhej të votonte dorëzimin e imunitetit, duke hapur rrugë prangosjes së saj.

Natyrisht prangat tani janë me tendencë lart dhe Rama është duke fituar kohë personale për shumë zhvillime penale. Zyrtatë të ministrisë së Ballujut janë prej kohësh në qeli e dëshmi. Dosjet janë të shumta. Tuneli i Llogarasë ku janë edhe shtetasit turq në këtë çështje. Janë 12 miliard euro tenderime infrastrukture, të cilat kalojnë në filtër hetimor. Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, Termocontralet e Vlorës, Rruga e Arbrit, parqet voltaike e shumë tendera në dyshine të mëdha abuzimesh janë çështjet ku duhet parë përgjegjësia e ministres.

A është një tolerancë si një nder i kthyer Prokurorisë ndaj motrës së ministres Pamela Qirko më herët drejtuese e KPK. Dora e saj mund të jetë në vendimet e SPAK. Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit edhe të prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Eshtë vendimi nr 23 me nunër akti 34 datë 7 korrik 2018. Ky është një incenerator jo funksionues ça duart e Edi Ramës. SPAK këtu ka edhe standardin e njëanshëm për masat e sigurisë. Nëse arrest me burg dhe arrest shtëpie janë për Metën, Berishën, Veliajn, Ahmetajn, Beqen, Kokën, por ndryshe për Ballukun, atëherë Struktura e Posaçme, thjesht e ka lexuar vendimin nuk e ka marrë vetë.

Sigurisht edhe Gjykata e Posaçme duhet të gjendet nën të njëjtën përgjegjësi nëse konstatimet thjesht noterizohen. Në këto dosje të mëdha ka edhe aktorë të tjerë të pastrimit të parave. Të parave të ardhura nga korrupsioni dhe trafiku i drogës..Çështja do të nxehet më tepër në javët e ardhshme. Të tjerë ministra janë me kokë nga Bela dhe nga Rama në rubrikën: letra nga SPAK.. Kush e ka radhën..?!

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.