Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

Nga Armand Shkullaku

Nëpërmjet atij që gjendet në burgun e Durrësit, Rama do t’i paraprijë ndonjë mase shtrënguese për zëvendësen e tij. Si në një mallkim, Veliaj edhe në burg po “shfrytëzohet” për fatin dhe karrierën e Belës

Edi Rama ka nxituar të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimin në detyrë të Erion Veliajt, jo si një akt që mbron të zgjedhurit lokalë nga arbitrariteti i kryeministrit, por si një rrugë shpëtimi për të pandehurën e fundit të qeverisë së tij dhe të tjerët që presin në radhë.

Në një koment të tij, kryeministri nënvizonte diçka që nuk kishte asnjë lidhje me thelbin e çështjes që mori në shqyrtim Kushtetuesja. Sipas Ramës, meqënëse Gjykata më e lartë e vendit e riktheu Veliajn në krye të Bashkisë, atëherë do të duhej “që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lire”. Si shejtan budalla, Rama përpiqet që rastin e Veliajt ta përdorë si digë nëse SPAK do të kërkonte nesër një masë restriktive për Belinda Ballukun apo ndonjë bashkëpunëtor tjetër të afërt të tij

Në fakt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka lidhje fare nëse shokët e Ramës duhet të hetohen në gjendje të lirë apo në burg, të rrinë në zyrë apo në qeli. Ky është halli i bosit të tyre. Kushtetuesja interpretoi një nen të Kushtetutës, i cili i jep mbrojtje të zgjedhurit lokal nëse kryeministri e shkarkon përtej të drejtës që i njeh ligji themeltar i shtetit. Në rastin konkret, ky i zgjedhur lokal qëlloi të ishte Erion Veliaj dhe kryeministër Edi Rama.

Pra thelbi i vendimit në fjalë ka të bëjë me përcaktimin njëherë e mirë nga Gjykata Kushtetuese, se i zgjedhuri vendor shkarkohet vetëm në kuadrin që ka përcaktuar Kushtetuta dhe jo në varësi të interpretimit të ligjeve të tjera. Kaq. Nëse të zgjedhurit lokalë apo ministrat merren të pandehur, kapen duke vjedhur apo abuzuar me detyrën e tyre, hetohen të lirë apo në burg, kjo nuk është çështje kushtetuese dhe as premisë për të vendosur ndonjë precedent siç do të kishte dashur kryeministri.

Pikërisht kjo e papërmbajtur dëshirë e kryeministrit për të mos u shtuar numri i të “rënëve në detyrë”, lexohej qartë në paralelizmin e sforcuar që ai bën mes mbajtjes në detyrë dhe mbajtjes në qeli të Erion Veliajt. Sipas logjikës së Ramës, një zyrtar i lartë, edhe kur merret i pandehur dhe akuzohet për vepra të rënda, mund të rrijë në detyrë përsa kohë nuk ka një vendim fajësie të formës së prerë. Dhe këtu është fare e qartë që halli nuk është tek Velija apo Tirana që nuk paska kryetar në zyrë. Për tetë muaj kryeministri nuk e pati këtë shqetësim, madje me shumë pasion ndau nga koha e tij e çmuar orë të tëra duke drejtuar mbledhjet e bashkisë. Rama po përpiqet që nëpërmjet atij që gjendet në burgun e Durrësit, t’i paraprijë ndonjë mase shtrënguese për zëvendësen e tij. Si në një mallkim, Erion Veliaj edhe në burg po “shfrytëzohet” për fatin dhe karrierën e Belës.

Kryeministri prej kohësh ka inicuar një fushatë të kujdesshme, më shumë nëpër mjedise të mbyllura se sa në publik, se arrestimet e SPAK pa u provuar përfundimisht fajësia e një zyrtari të lartë, janë abuzive. Se prokurorët nuk mund të marrin njerëz në detyrë dhe t’i lenë qytetarët pa drejtim, se këto veprime po paralizojnë administratën etj, etj. Madje, njerëz pranë tij thonë se Rama u ka lënë të kuptohet edhe partnerëve ndërkombëtarë që sponsorizojnë SPAK, se nuk ka ndërmend të heqë imunitete e të lëshojë njerëz përsa kohë ata prezumohen të pafajshëm.

Ky shqetësim i kryeministrit duket se është theksuar kohët e fundit. i njëjti njeri që thuajse me gëzim deklaronte se ai dhe PS nuk janë zyrë avokatie, se secili duhet të përgjigjet para drejtësisë, se ai dhe PS mbështesin pa kushte punën e SPAK dhe gjykatave, se po të kishte qenë ai vetë prokuror, ish zëvendësi i tij (të cilit ia hoqi imunitetin plot gaz e hare) do ta kishte pësuar më keq, pra po i njëjti njeri tani mendon se duhet të marrë rolin e avokatit për të mbrojtur bashkëpunëtorët në organizatën e tij.

Gjithë kjo metamorfozë është pasojë e emrit dhe rastit të Belinda Ballukut. Së pari, sepse si asnjëherë më parë SPAK po heton jo thjesht një njeri shumë të afërt të kryeministrit, por po e heton për procedurat e një tenderi dhe jo për pllakat e shtëpisë apo markat e të brendshmeve. Dhe, të gjithë e dinë, se edhe hetimi më i përciptë i një procedure të çon tek vendimmarrja e liderit maksimal. Së dyti, nëse SPAK po shkon tek procedurat dhe jo thjesht tek një hetim pasuror, shtohet dyshimi se faktorë të tjerë me ndikim mbi organin e akuzës mund të kenë hyrë në lojë. Dhe së treti, Balluku nuk duket se është ushtari i bindur i organizatës që është i gatshshëm të lyejë shkallët e pallatit në 4 të mëngjesit dhe të mos i ndihet zëri i gojës. Nëse zhurma e prangave i afrohet pranë veshit, zëvendësja mund të mos jetë e gatshme të bëhet kurban për pushtetin e bossit të saj.
Të gjitha këto dilema e kanë shtyrë Ramën të bërtasë fitore ndaj humbjes në Gjykatën Kushtetuese. Ai dhe altoparlantët e tij mediatikë, po mundohen që vendimin për mosshkarkimin e Veliajt ta përkthejnë si liri për të vjedhur e abuzuar duke qëndruar në detyrë, pavarësisht se mund të jesh marrë i pandehur. Dhe dy ekstremet ku e zhvendosin Rama dhe mediat e tij interpretimin e Kushtetueses, janë ndër të tjera edhe një dëshmi e fortë e regjimit ku jetojmë. Ata flasin ose për zyrtarë në burg ose për zyrtarë në detyrë, duke mos e përmendur fare (ndoshta as nuk u shkon ndërmend) një parim universal të botës demokratike: dorëheqjen.

Largimi me vullnet nga një post zyrtar përsa kohë je nën një akuzë penale, është jo vetëm një akt moral por edhe një përgjegjësi ndaj atyre që të kanë besuar. Gjykata Kushtetuese nuk pengoi Veliajn të jeptë dorëheqjen dhe të hetohej si qytetar i lirë duke i hapur rrugën zgjedhjeve në Tiranë. Ajo pengoi Ramën ta shkarkonte. Po ashtu SPAK nuk e ndalon Belindën të dorëhiqet dhe të merret me mbrojtjen e saj për të provuar pafajësinë. As nuk e detyron Ramën ta mbajë ministre e zëvendës kryeministre ndërkohë që është e pandehur. Prandaj çdo përpjekje për të interpretuar akuzat apo arrestimet si tentativa për të lënë qytetarët pa njerëz në krye të punëve, janë qesharake dhe dëshpëruese njëkohësisht. Më mirë do ishte të mos vidhnin dhe qytetarët do ishin plotësisht të kënaqur. ©lapsi.al

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news