“Kumanova”, Shqipëria vë në gadishmëri policinë

policia9-300x196Pas ngjarjeve të ditës së shtunë dhe të diel në Kumanovë të Maqedonisë, ku mbetën të vrarë të paktën 22 persona, është vënë në gatishmëri të plotë edhe Policia e Shtetit.

Bëhet e ditur se Policia e Shtetit është vënë në gatishmëri që prej mëngjesit të ditës së diel. Gjithashtu në gatishmëri të plotë do të jenë edhe repartet speciale pa afat për arsye sigurie.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka përmbyllur aksionin policor në lagjen e “Trimave” në Kumanovë pasditen e së dielës.

Share it :