Kullat shtohen çdo ditë, por vetëm 5.4% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të ndërtuara pas 2016-ës

Pas vitit 2016 sektori i ndërtimit u përfshi në zhvillime të vrullshme kryesisht në ndërtimin e banesave rezidenciale në Tiranë dhe bregdet, por të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vetëm 5.5% e familjeve shqiptare banojnë në ndërtesat e ndërtuara pas vitit 2016.

Pjesa më e madhe familjeve shqiptare, 37.5 për qind e tyre, jetojnë në ndërtesa që janë ndërtuar ndërmjet viteve 1981-2000. Grupi i dytë më madh i familjeve jeton në banesat e ndërtuara ndërmjet viteve 2011-2010, me 24%.

Ndërsa 2.4 për qind e familjeve jetojnë në banesat që janë ndërtuar mbi 100 vite më parë.

Të dhënat sugjerojnë se, një pjesë e banesave të ndërtuara pas vitit 2016 ose janë blerë nga të huajt ose për investime nga vendasit, por që nuk banohen nga rezidente që rrinë në Shqipëri.

Nga fondi i total i banesave në pallate 40 % e tyre janë bosh sipas të dhënave të Cens, por në zonat urbane dhe kryesisht në Tiranë ndërtesat rezidenciale po marrin një hov të ri me ndërtimin e apartamenteve të luksit në kulla të larta.

Të dhënat e Cens tregojnë se në të gjithë vendin ka 755.950 njësi familjarë, të cilat jetojnë në 726,325 banesa. Nga këto shifra mësohet se, ende 30 mijë familje e ndajnë banesën me një familje tjetër.

Megjithë valën e ndërtimeve dhe të banesave që rrinë bosh pothuajse gjysma familjeve aktualisht  (47,1 për qind) jetojnë në banesa me sipërfaqe 40-69 metër katror dhe vetëm rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 ).

Në 15 % të banesave jetojnë familje që nuk rrjet ujësjellësi brenda tyre.

Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tre dekadat e fundit, teksa stoku i banesave po rritet. Në vitin 1990, popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e censit 2023 ishte vetëm 2.4 mln banorë me tkurrje 25% nga rënia e komunizmit.  Në vitin 2023, nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12% e tyre kishte vetëm një banor.

Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person i vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta.

Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit të të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre./Monitor

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.