Kuçana: Porti i Durrësit po trajtohet si pronë private, jo si pasuri kombëtare!
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka ngritur akuza të forta për mënyrën e administrimit të Portit të Durrësit, duke e cilësuar atë si një aset strategjik që po keqmenaxhohet dhe trajtohet si pronë private.
Gjatë tryezës së diskutimit me anëtarë të departamentit “Brain Gain”, në PD, Kuçana foli për probleme të ndryshme në funksionimin e portit, nga ndërprerjet e aktivitetit deri te emërimet dhe kontratat, duke paralajmëruar edhe nisma denoncuese në SPAK dhe kërkesa për komisione hetimore parlamentare.
Ilirjana Kuçana: Në vazhdimësi të atyre që ne kemi diskutuar për portin e Durrësit, dua t’ju risjell në vëmendje deklaratën dhe denoncimin që Partia Demokratike dhe unë kam bërë në Durrës, pikërisht për bllokimin e portit të Durrësit para disa ditësh, ku me pretendimin se kishte mungesë nafte për vinxha dhe për ngarkuesit e shkarkuesit, domethënë kjo është e turpshme realisht. Menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike dhe të këtij denoncimi, kanë marrë një bot me naftë. Porti i Durrësit është vënë në lëvizje. Kanë emëruar në mënyrë emergjente nëndrejtor të portit të Durrësit djalin e tezes së Pirro Vëngut. Pra, për të treguar që portin e Durrësit ata e kanë pjesë private dhe e cilësojnë si pasuri të tyre private dhe jo si pasuri kombëtare dhe si porta hyrëse, e cila jo vetëm durrsakët, por gjithë Shqipëria do të duhet ta mbrojë, por në veçanti Durrësi, pasi për Durrësin kjo është një pjesë jetike.
Doktor, do të duhet që në ditët në vazhdim të kërkojmë përpara se këta të bëjnë manovrat e tyre që dinë të bëjnë, të kërkojmë edhe komisione hetimore, duke marrë parasysh që KLSH-ja është duke bërë auditimin në këto ditë që flasim për portin e Durrësit. Duhet parë, po themi, qëndrimi i trageteve, sa qëndrohet dhe sa faturohet. Pra, në informacionet që unë kam, patjetër që aty ka problematika dhe do të duhet që ne si Parti Demokratike ta rishikojmë si problem, jo vetëm këtë problem, por edhe problematika të tilla. Nga ana tjetër, unë bashkë me një grup të rinjsh, por edhe juristësh, jemi duke përgatitur një kallëzim në SPAK për çështje dhe tematika të ndryshme, sepse porti i Durrësit nuk ka vetëm një problematikë, ka shumë problematika. Edhe ka shumë problematika sepse në portin e Durrësit është vetë Edi Rama. Dhe duhet patjetër që ta themi me zë të lartë. Po, në portin e Durrësit është Edi Rama.
Më lejoni që të sjell edhe një problem tjetër, i cili Partia Demokratike do të duhet ta monitorojë ditët në vazhdim dhe sidomos deputetët e Durrësit. Janë bërë blerje të ndryshme për sigurinë dhe për pjesën dixhitale, të cilat janë blerje fiktive dhe asgjë nuk funksionon në portin e Durrësit. Nga ana tjetër, deputeti Cara ka bërë një denoncim para disa ditësh për rrugën në portin e Durrësit, ku nga gjashtë korsi është bërë me tre korsi dhe pritet të bëhet me dy korsi, e cila kjo është një problem. Në çdo vend të botës, porteve ju jepet hapësirë publike. Këtu jo vetëm si ju merret hapësira publike për t’ia dhënë oligarkëve dhe ndërtuesve, atyre të cilët do të duhet t’ju maksimizojnë votat Edi Ramës për ta mbajtur në pushtet me çdo kusht. Dhe mendoj që këto janë çështje shumë sensibël. Nga ana tjetër do të duhet parë që në portin e Durrësit, përveçse nuk funksionon dhe do të duhet denoncuar në mënyrë dhe do të duhet marrë shumë seriozisht administrata portuale në portin e Durrësit, aty ka disa problematika. Pra, përveçse funksionon që i gjithë rrethi i tyre i ngushtë të interesave të ngushta, ku duhet të themi që porti i Durrësit është tematika kryesore jo vetëm për Durrësin, por për gjithë Shqipërinë. Unë si njeri politik, i cili duhet ta them që jam prej disa fushatash në Durrës, e njoh mirë edhe problematikën e portit të Durrësit. Patjetër që kam informacione të detajueshme për problematika të cilat do të duhet që në vazhdimësi t’i monitorojmë.




