Kryeministri grek dënon sanksionet kundër Rusisë: Nuk janë produktive

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se sanksionet e imponuara kundër Rusisë për aksionet e saj në Ukrainë nuk janë produktive.

BBC shkruan se BE pritet t’i përtërijë sanksionet brenda një jave.

Alexis Tsipras i bëri këto komente gjatë një konferencë të përbashkët me presidentin rus Vladimir Putin mbrëmë në Athinë.

Ndërkohë, Putin ka thënë se nuk do të këtë diskutime për Krimenë, gadishullin ukrainas të zaptuar nga forcat e mbështetura nga Kremlini në vitin 2014, duke detyruar BE-në dhe ShBA-në të imponojë .

Ky territor, i cili ka një shumicë etnike ruse, pastaj kishte votuar në një referendum për t’iu bashkuar Rusisë, të cilin Ukraina dhe Perëndimi e quajtën të paligjshëm.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :