Kryemadhi: Vajza ime është operuar në moshën 6 vjeçe. A është hetuar Rama për operacionet e… Po Veliaj a është hetuar?

Një ditë pasi Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndaj saj u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit.

Kryemadhi tha se aty në kamera gjate arrestimit ka dalë edhe një “motherfu***”, që godet Metën, teksa ka sqaruar se do ta respektojë masën “detyrim paraqitje” të dhënë dje nga GJKKO-ja,

“Do ta respektoj drejtësinë e kastruar të Ramës. Edhe Ghandi e bëri burgun. Nuk kanë argument dhe iu duheshte që ta mbyllin brenda Metën. Kur e kanë kërkuar ata Metën dhe nuk iu ka shkuar ndonjëherë?Na del dhe një motërfuck*r aty që e godet në kokë. Kush është policia e Neritan Nallbatit. Policia e grupit të Shijakut, që kontrollon Portin e Durrësit. Për inceneratorët nuk hetohet asgjë”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Mirë për fëmijën tim, por për operacionet e djalit të Ramës të kuruar për kancer a ka hetuar SPAK-u kush dhe sa janë paguar?”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK kur për hir të së vërtetës kam menduar që qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues ata duhet të ishin korrekt në marrëdhëniet që kanë të bëjnë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Janë thirrur qindra njerëz familjarë dhe bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar janë kërcënuar madje i është kërkuare që të bëjnë edhe deklarime të rreme.

Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.

Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë  jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë.

Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksione në shkollat e fëmijëve të mi, kam paguar unë dritat dhe ujin. Edhe rrogën e Ilir Metës e kam marrë unë në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë.

Monika Kryemadhi komentoi deklaratën e SPAK ditën e djeshme menjëherë pas arrestimit të dhunshëm të Ilir Metës.

Ajo u shpreh se ka dorëzuar prokurorit të çështjes 5000 faqe për familjen e saj dhe 3000 faqe për nënën e saj. Kryemadhi e quajti masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si proces politik, ndërsa shtoi se erdhi pas denoncimit të saj për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

“Përveç korrektësisë sime e kam njoftuar dhe dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe që nga viti 1995 të familjes sime, mamasë time dhe familjarëve të tij. Mamaja ime e ka pasur rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Që ka kur ka nisur procesi është një proces politik, ka ardhur nga denoncimi për inceneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK ku kam menduar se për shkak të këtij reagimi, duhet të ishin shumë korrekt me lidhjen që ka të bëjë me Kryemadhi dhe Metës. Sot jam si Kryemadhi dhe jo si ish-bashkëshortja e Metës”,tha Kryemadhi. Kujtojmë që ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës janë ngritur disa akuza për korrupsion nga SPAK.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news