Kriza greke, të gjithë përgatiten për “Grexit”

aleksis CiprasKryeministri  grek, Aleksis Cipras, paralajmëroi se nuk ka ndërmend të pranojë një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë që nuk plotëson kushtet e paraqitura nga qeveria e tij, ndërsa kancelaritë kryesore europiane përgatiten për një dalje të vendit nga eurozona.

“Kemi vetëm një alternativë, të gjejmë një zgjidhje që do të pranohet dhe miratohet nga qeveria e parlamenti. Nëse nuk ka një kompromis të ndershëm, atëherë do të themi sërish një “JO” të madhe!”, tha Cipras.

Gjatë paradites, raporti i Bankës Qendrore Greke se dalja e vendit nga eurozona do të thoshte edhe dalje nga Bashkimi Europian, është konsideruar si i papranueshëm, dhe i është ridërguar për punim Guvernatorit të bankës, Janis Sturnaras.

 

Share it :