Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.

Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen në sektorë të paqëndrueshëm. Industria dhe bujqësia që janë baza e prodhimit, punësimit dhe eksporteve prej kohësh janë zyrtarisht në recesion.

Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.

Të dyja së bashku, bujqësia dhe industria, ishin përgjegjëse për 47 për qind të totalit të punësimit në vend në vitin 2024. Gjithashtu, shporta e eksporteve dominohet nga këto sektorë.

Bujqësia në pikiatë pas pandemisë

Të dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.

Në vitin 2019, bujqësia pati një ecuri pozitive, me rritje nga 1.8% deri në 4.3% në tre tremujorët e parë, ndërsa në fund-viti ra lehtë në -1.6%.

Viti 2020 nisi me një rritje të fortë prej 5.2% në tremujorin e parë, e ndjekur nga +3.6% në tremujorin e dytë, por rënia nisi në 6-mujorin e dytë të 2020 dhe nuk ndaloi më (shiko grafikun më poshtë).

Nga 2021, kriza u thellua. Tremujorët e parë dhe të dytë panë rënie me -1.6% dhe -3.8%, për të vijuar me -1.1%, duke çuar prodhimin vjetor të këtij viti me rënie -1.6%.
Viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8%. E njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.

Dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.

Shqipëria ofron financimet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet IPARD për shkak të praktikave korruptive që gjeti për ndarjen e fondeve në Shqipëri.

Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.

Megjithë rënien, bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëdhënësi më i madh.

Industria në vitin e tretë të rënies

Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me -1.8% në tremujorin e dytë të 2025, duke vijuar tendencën e tkurrjes që nga 2023.

Këtë tremujor është frenuar përkeqësimi i industrisë përpunuese dhe është thelluar rënia e industrisë së rëndë.
Industria përpunuese qëndroi në vendnumëro në prill-qershor 2025, nga rënia me -5.5% në tremujorin e parë dhe -3.3% në të njëjtën periudhë të 2024.

Ndërsa industria e rëndë ka thelluar rënien më të madhe këtë vit, për shkak se volumet e prodhimit janë në rënie prej çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare.

Industria, dhe sidomos ajo përpunuese, pati periudha rritjeje të fortë, me kulme mbi 20 deri 30 për qind, të nxitura nga ri-ngritja pas pandemisë dhe kërkesa e lartë nga tregjet e jashtme. Edhe gjatë vitit 2023 ritmi mbeti pozitiv, por më i moderuar.

Ky trend u përmbys në vitin 2024, kur të katër tremujorët shënuan tkurrje të prodhimit industrial, me norma që shkuan deri në -8 për qind. Në dy tremujorët e parë të vitit 2025, industria dhe industria përpunuese kanë vijuar sërish me rënie, duke konfirmuar një krizë të zgjatur strukturore.

Shkaqet lidhen si me faktorë të brendshëm, ashtu edhe me ata të jashtëm. Rritja e kostove nga pagat dhe humbjet nga kursi i këmbimit në njërën anë dhe tkurrja e kërkesës nga jashtë në anën tjetër kanë ulur konkurrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve, të cilat kanë falimentuar.

Për më tepër, struktura e industrisë shqiptare mbetet e brishtë, e përqendruar kryesisht te prodhimet me vlerë të shtuar të ulët, që reagojnë shpejt ndaj luhatjeve të tregut.

Ky zhvillim është shqetësues, pasi industria përpunuese mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet e vendit.

Nëse trendi i rënies vijon, ai mund të kthehet në një pengesë të rëndësishme për rritjen e përgjithshme ekonomike, duke zbehur ndikimin pozitiv të sektorëve të tjerë si turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë mbajtur gjallë rritjen e PBB-së në vitet e fundit./Monitor.al

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news